TIRANË - Debati për aferën korruptive të CEZ ka acaruar dhe ka ngjallur mjaft debat në seancën e sotme plenare. Kryeministri Rama ka folur në lidhje me aferën e CEZ-it, për të cilën nuk ka përjashtuar pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtarë por brenda kuadrit kushtetues.
“Një gjë ju kërkoj unë juve. Mbështesni përfshirjen e hetuesve ndërkombëtarë duke filluar nga FBI në hetimin e gjerë të gjithë kësaj historie, sepse kërkesa juaj për një hetim ndërkombëtar është një farsë që ju e dini shumë mirë që nuk funksionon. Shqipëria po kërkon të hapë negociatat me BE. Nuk ka hetues ndërkombëtar që përfshihet në këtë çështje përveçse si konsult i prokurorisë dhe se çfarë kompetencash ka hetuesi ndërkombëtar si konslute i takon prokurorisë ta caktojë. Nëse ka një person që duhet të zbardhë lidhjet e tij me këtë çështje është SaliRram berisha, është hera e parë që ja përmend emrin e babës se mbase e ka harruar”, tha Rama.
Rama në fjalën e tij ka kërkuar mes të tjerash nisjen e hetimeve që nga vendimet e ERE-s, pas të cilave, siç thotë ai, fshihet pala e sotme akuzuese ndaj qeverisë aktuale.
“Ju flisnit për 600 mln euro të vjedhura nga ne, ndërkohë që kryetari “de facto” thotë 800 dhe ai aktuali thotë 500, e çfarë bëni ju? Thjesht keni marrë një mesatare të këtyre dy shifrave. Megjithatë, për këtë ne i kemi kërkuar FBI-së të shprehë disponueshmërinë për të asistuar hetimin, meqë ju deshët hetim ndërkombëtar. Do të jemi shumë të lumtur nëse na bashkoheni nëse do të marrim një përgjigje pozitive nga hetuesit e FBI-së. Por çfarë ndodhi me kompaninë e famshme? Ndodhi ajo që ne e kishim paralajmëruar që në 2009-n, por nuk dua të kujtoj deklaratat e mia si kryetar i opozitës, ashtu sikurse dhe deklaratat e Erion Braçes”.-tha Rama
Sikurse ministri Gjiknuri në fillim të seancës, edhe Rama ngritii pikëpyetje se pse ish kryeministri vberisha nuk ka bërë padi në arbitrazh për CEZ-in.
“Po ju bëj një ftesë që të ndiqni ecurinë e këtij privatizimi, ku brenda një viti ndryshuan 4 herë me forcë deklaratën rregullatore dhe pas hapjes së ofertës dhe negocimit me CEZ-in, ndryshuat në favor të tyren, duke krijuar premisat e dështimit të plotë të këtij privatizimi në kurriz të shqiptarëve. Pikërisht ky ndryshim që bëtë ju, u kthye në një kartë të bardhë për kompaninë që ta përdorte kundër qeverisë shqiptare në Arbitrazh. CEZ-it ju dha garanci për moscënim nga askush dhe nga asgjë, ndërkohë që dëmi financiar në kurriz të financave publike, me të gjitha favorizimet e bëra në deklaratat rregullatore, llogaritet në 250 mln euro. Vendimi i ERE-s që do t’u shërbejë hetuesve shqiptarë dhe të huaj, si fillesa e një tërësie zinxhir aktesh hetuese të veprave që kanë bërë këta dhe që së fundi e denoncojnë publikisht se i emëruari i atëhershëm u shkarkua për shkak të dyshimeve që u krijuan në lidhje me këtë vendimmarrje. Nuk po u referohem burimeve që thonë se kryeministri vet e kishte instruktuar ERE-n për këtë vendim, por kur i doli afera i kërkoi dorëheqjen kryetarit. Pse kryeministri i kohës nuk çeli menjëherë hetimin ndaj kësaj çështjeje? Por vazhdoi me vendimet e tjera për uljen e çmimit për ta shitur nga deshi, pa u mbështetur në asnjë normë juridike në nivel qeveritar. Një tjetër element që do t’u shërbejë hetuesve për të zbardhur këtë aferë. Pazarxhinjtë e djeshëm na janë bërë akuzaxhinjtë e sotëm. Në fakt është ERE që ka ratifikuar këtë negociatë të fshehtë, duke konfirmuar se është e njëjta zyrë, ku unë jam sot, që komandonte të gjitha mekanizmat në vendimmarrjen për aferën e CEZ-it. Sado të fshihen pas vendimmarrjes së ERE-s, kam frikë se nuk do t’u fshihen dot atyre që do të hetojnë gjithë këtë pazar, për të mos folur për përzënien e dhunshme të një kompanie ndërkombëtare, duke i dhënë një armë vrasëse në dorë palës çeke pas pushimit të të gjithë hetimeve nëpër prokurori kundër punonjësve të CEZ-it”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.
Braçe: Berisha ishte ortaku i CEZ-it në histori
Menjëherë pas akuzave të ministrit të Energjisë Gjiknuri kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka thënë në foltoren e kuvendit se ish kryeministri Berisha ishte ortak me CEZ-n dhe se ai është i padrejtë dhe i pa ndershëm. Gjatë kohës që Braçe flet në kuvend, Berisha dhe disa deputetë të Partisë Demokratike largohen nga salla e kuvendit.
“Berisha ishte ortaku i CEZ-it ne histori është i padrejtë dhe i pa ndershëm, 558 milionë lekë janë arkëtuar me fatura. Kompania që mblidhte borxhet abuzoi. Kompanitë që mblidhnin borxhet abuzuan me lekët e shqiptarëve. Biznesin e DIA e transferuan në 9 kompani. Te gjitha paratë që morët nga rrjepja e qytetarëve të Shqipërisë kompensuan energjinë elektrike që nuk paguanin prej vitesh”-tha Braçe
Replikat kanë qenë të ashpra pas reagimit të Braçes, ka qenë Jozefina Topalli e cila ka thënë se këtu në këtë vend nuk jetohet prej dy vitesh nga qeverisja e Rama-Metës. Këtu kalbësirat kërkojnë të shenjtërohen
Halimi: Për të gjitha akuzat që u ngritën sot këtu ka një supernen
“ Gjithë akuzat që u thanë këtu për të gjitha dosjet që kanë ata ka një supermen në marrëveshjen e miratuar në mënyre të njëanshme të miratuar nga opozita. Angazhimi juaj është për të mos ngritur padi”-tha Halimi
Gjiknuri replikë me Halimin: Ju keni frikë nga hetimi
Pas debateve të shumta në kuvend që ngjalli çështja CEZ nisën akuzat dhe kundër-akuzat ndaj deputetëve ne kuvend. Në fjalën e tij ministri Gjiknuri ka replikuar me Eduart Halimin anën ligjore për cështjen.
“Të gjithë ju keni frikë nga hetimi. Nuk bashkoheni me ne të gjithë një zëri ti bëjmë thirrje prokurorisë të hetojë të gjithë cështjen. Ju doni të shkoni në gjykatën kushtetuese. Shkoni pse nuk shkon. Mos ja qani hallin Kastriot Ismailajti”-u shpreh Gjiknuri drejtuar deputetëve të PD që ndodheshin në sallë
Si për të qetësuar situatën deputeti i PS Taulant Balla ndërhyn duke kërkuar ndërprerjen e seancës pasi dita e sotme është e veçantë për të gjithë shqiptarët për shkak të ndeshjes historike me Serbinë sonte ne 20:45 të mbrëmjes ne Elbasan Arena.
Balla tha se kjo çështje duhet të vazhdojë të hetohet dhe të diskutohet për shkak të rëndësisë që ajo mbart dhe ka kërkuar miratimin dhe të kreut të PD Halimi i cili ka rënë dakord që axhenda e seancës së sotme të diskutohet në seancën e ardhshme. Duke i uruar fitoren Kombëtares shqiptare është mbyllur edhe kjo seancë e sotshme aspak e qetë
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com