Shpërndarja e lejeve të legalizimit në bashkinë e Kamzës pasditen e kësaj të mërkure nga kryeministri Edi Rama u shoqërua me batuta ndaj qytetarëve nga ky I fundit.
Një ndër ata që morën leje legalizimi ishte edhe një i afërm i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili nuk shpëtoi nga vëmendja e kryeministrit.

Certifikata e pronësisë ishte në emër të Vesel Murat Mziut, por ishte nipi i tij ai që e mori. Në momentin e dorëzimit të certifikatës Rama shkëmbeu disa batuta me të të.

Batutat mes kushëririt të Xhelal Mziut dhe Edi Ramës.
Rama: S’po të pyes se çfarë e ke atë mikun tim…por s’po të pyes as se kur e ke bo aplikimin, se do ta ket bo baba…
Djali: Po (qesh).
Rama: Atëherë boji të fala babës
Djali: Të fala paç!
Rama:…dhe thuaji që legalizimin e ke nga Edi Rama!
Djali: Faleminderit!

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)