Në 100-vjetorin e "Urdhrit të Skënderbeut", kryeministri Edi Rama i dorëzoi medalione të këtij urdhri familjarëve të të ndjerëve Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku.
Kreu i qeverisë tha se këto 2 personalitete kanë kontribut të pamohueshëm në rikthimin e vlerës së vërtetë të medaljeve dhe zakoneve shtetërore.
"Me propozim të Kancelarit do t’u dorëzojmë dy medalje të 100-vjetorit të urdhrit, Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut. Dy burra që nuk janë më, por pasioni dhe dijet e tyre për urdhrat, medaljet dhe zakonet e tjera të shtetit do të kujtohen si matës të integritetit. Sot Republika u shpreh mirënjohjen e saj për të ndjerët",- tha Rama.
Lajmi kryesor:
LIVE- Begaj dekoron 'Ylli i Madh' i 'Urdhrit Suprem të Shqiponjës' ish-presidentin Moisiu, kirurgun e shquar Elezi dhe gjuhëtarin Mansaku! Aurel Plasari 'Oficer I Madh'











