Rama bën për ujë të ftohtë kryebashkiakët: Skandaloze, digjni fondet e shërbimeve sociale! Shpejtoni legalizimet! I pakënaqur me reagimet për përmbytjet e zjarret

TIRANË- Shirat e rrëmbyeshëm që përmbytën Vlorën pak ditë më parë, duke shkaktuar mln euro dëme në banesa e biznese, detyruan kryeministrin Rama që pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, t’i rikthehej menjëherë punës.  

Në godinën qeveritare mblodhi 61 kryetarët e bashkive, ndaj të cilëve, nuk ishte aspak i kënaqur për mënyrën e menaxhimit të emergjencave të kësaj natyre, qofshin përmbytjet apo edhe zjarret.

“Duhet fokus i veçantë për organizimin dhe trajnimin e strukturës dhe stërvitja e saj. Duhet të jetë aty gati për të dalë në terren në momentin e parë të goditjes. Italia është ekselente në këto reagime. Nuk mund të mbajmë Shqipërinë pa zjarre, se është e pamundur por duhet të luftojmë për çdo metër katror që mund të shpëtohet, por çfarë është e shpëtueshme e nuk shpëton për shkak të dobësive të punës dhe koordinimit është praktikisht dështim që ne nuk kemi si ta justifikojmë' tha Rama.

Kritik ishte edhe për mënyrën se si bashkitë e vendit shfrytëzojnë fondet nga buxheti i Shtetit, duke mos përfituar 100% të tyre, sipas kreut të qeverisë për mungesë vizioni.

"Kemi vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, e ka bashki që nuk kanë marrë një kokërr leku e nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt e nuk kanë çarë kokën, kjo është skandaloze. Me çfarë merreni ju? Se nuk e kujtoj?! Nuk arrij dot ta kuptoj. Po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptueshme disbursimi i fondeve të fondit social ku fondi social qëndror ka një kontribut të rëndësishëm. Ndërkohë kemi bashki si Kamza që realizon 100 buxhetin. Vora, në fondin e mbrojtjes civile ka bërë punën e duhur dhe 100 % e ka realizuar buxhetin. Pse duhet të kemi bashki të tjera që kanë 3% të buxhetit, e nuk po ia përmend emrin këtu. Kam respekt për drejtuesen e bashkisë, nuk është Durrësi, se Durrësin nuk duhet të ma prekni" tha Rama.

Ministrit të Mbrojtjes i ka kërkuar hartimin e një plani të saktë pune

“Të ndërtohet plan pune që jemi në fazë qetësie, e të lutemi të mos kemi goditje si ajo e Vlorës për të konverguar të gjithë energjitë e nevojshme’ tha Rama.

E nevojshme është dhe trajnimi.

“Kalendarizim të trajnimeve të aftësimit për të krijuar një sistem komunikimi në kohën e inovacionit që të gjithë të dijnë kush bën, çfarë, e trajnimin e të gjithë atyre që janë në linjat e hapura të qytetarëve ku kërkojnë ndihmë.

Dhe për këtë Rama tregon dhe një komunikim të një qytetareje në Vlorë ditnën e përmbytjes.

“Më ka dërguar qytetarja nga vlora në një bisedë në linjën e hapur. Ai komunikim do të ishte korrekt nëse qytetarja kërkonte burokraci për ditën e diellit. Ndërkohë linjat janë këshillimi e kujdesi për ti qëndryuar afër personit që është deri në gjunj me ujë”

Krerëve të pushtetit vendor, përfshi edhe ata të djathtë, Rama u kërkoi të përshpejtojnë procesin e legalizimeve, që tashmë i ka kaluar si kompetencë bashkive.

"Tani kemi shtruar rrugën për aksesin e legalizimeve, në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të behet shumë më i lehtë, shumë më pak i penguar nga ngarkesa e Kadastrës. Ca presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces. Bashkia më e suksesshme pa diskutim me tërmetin, Shijaku, është model për procesin e legalizimit"

Në fund, një falënderim për kryebashkiakët e djathtë, që për ironi të mosbindjes civile të një dite më parë, ishin të pranishëm në takimin e kryeministrit Rama.

Falënderoj edhe ata kryebashkiakë që nuk janë të PS, por janë me ne në partine e punës

Mbledhja u zhvillua në Kryeministri, ndërsa moren pjesë ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vëngu.  Ministri për pushtetin vendor, Mazniku prezantoi edhe platformën për qeverisjen vendore, ndërsa fokusi u vendos edhe tek emergjencat civile. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
Kryebashkiaku i PD-së në Mirditë ankohet për 100 familje pa strehë prej tërmetit 2019, Rama: Ju ndihmojmë për një projekt social

Kryebashkiaku i PD-së i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u ankua tek Rama për 100 familje të cilat të prekura nga tërmeti i 2019 ende nuk është pranuar ndërtimi I banesave të tyre, ndërkohë që u është ndërprerë bonusi i qirasë.

Rama premtoi se do të ndihmonte për gjetjen e një zgjidhjeje ndërsa I kujtoi se duhet të ishin ata përgjegjës për të krijuar kushtet për strehimin social të tyre.

Albert Mëlyshi: Tërmeti i 2019. Tërmeti ende nuk është mbyllur. Kam 100 familje që ende nuk është konsideruar ndërtimi i banesave të tyre, ndërsa është ndërprerë dhe bonusi i qerasë  për ta dhe nuk e di si do të verë puna.  Bonusi i qirasë është ndërprerë për ta dhe nuk e di si do të verë puna. Ky është shqetësim emergjent.

Edi Rama: Nuk e kemi pasur vetëm tek Mirdita por 2- 3 raste. Ato qartësisht i kemi lënë në përgjejgësinë e bashkive për të krijuar kushte të strehimit social. Nuk kanë qenë asnjëherë në një plan të marrë përsipër nga qeveria qëndrore sic u bë plani i madh i tërmetit të tmerrshëm. Ky është realiteti. Thënë kjo duhet të bëjmë diskutim si mund të ndihmojmë ne pjesërisht bashkinë që të nisë të ketë një projekt të strehimit social duke ditur kush është i dëmtur nga tërmeti.

Ora 11:22
'Partinë e Punës e duam 1, s'e duam të ndahet në dysh, tresh a katërsh!' Batuta e Ramës me kryebashkiakët demokratë e socialistë

 

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmën për të eliminuar totalisht fenomenin e rryshfetit.

Fatkeqësisht ka ende policë që u shkojnë tek avllia. Fatkeqësisht ky fenonem ka ardhur duke u zvogëluar pro është ende problem. U shkojnë për një avlli e urrinë tek koka e kuptohet pse. Jo e ke lejen jo s ‘e ke lejen’ tha Rama duke i kërkuar ndihmë për të denoncuar

“Duam ta ndalojmë totalisht këtë fenomen” tha Rama.

Rama tha se rritja e pagave në bashki u bë pasi kërkuan këta të fundit dhe bëri dhe një batutë për situatën politike të Partisë Demokratike në opozitë.  Parti e Punës e quajti bashkëpunimin e qeverisë me të gjithë kryebashkiakët, përfshi dhe ato demokratë të cilët për të mirën e qytetarëve të tyre pranojnë të bashkëpunojnë me qeverinë, duke kundërshtuar linjën e Sali Berishës për 'mosbindje civile'.    

“Pagat e Bashkisë kishim vendosur ti rrisnim pak më vonë, meqë kërkesa erdhi nga Partia e Punës ku jemi të gjithë bashkë erdhi dhe merita juaj. Kur japim fjalën e mbajmë se pastaj hyjmë në territore të tjera që na ndahet partia në dysh, tresh e katërsh. Këtë partinë e punës e duam 1, socialist e demokratë këtu jemi në punë”
 

Ndërkohë 'Partia e Punës' ishte pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë  e vetmja parti e ligjshme dhe partia udhëheqëse e Shqipërisë në vitet 1948-1991.

Ora 11:19
‘Një djalë me biznes në Theth ndihmonte me lekë motrën dhe vëllanë në Itali’, Rama: Brenda muajit prezantojmë ‘Paketën e Maleve’

 

Brenda këtij muaji, kreu i qeverisë thotë se do të prezantojnë ‘Paketën e Maleve’, një mbështetje të paralajmëruar më herët gjatë vizitave në Shkodër. Përmes kësaj pakete, Rama tha se synon që të mbështesin emigrantë që të hapin biznese, apo edhe ata që jetojnë në Tiranë por kanë një pasuri që do përfshihet në paketën e Maleve.

Gjatë takimit me kryebashkiakët, Rama solli edhe historinë e një djali me biznes në Theth, për të cilin tha se ndihmon me lekë edhe motrën dhe vëllain në Itali.

"Gjatë këtij muaji prezantojmë paketën e maleve, një program i ri për të mbështetur ata që janë jashtë dhe duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi. Ata që janë në emigracion, apo ata që janë në Tiranë dhe kanë një pasuri atje. Është një paketë pozitive, kemi punuar gjatë që të mos jetë pak, por goxha domethënëse. Është një paketë që duhet ta përdorni ju, ta shfrytëzoni për të inkurajur më shumë dhe për t’iu dhënë më shumë shtysë atyre që e kanë me dy mendje.

Në Theth kam takuar një djalë që me biznesin në Theth ndihmon me lekë motrën dhe vëllain që punojnë në Itali. Ata punojnë në Itali, por nuk iu del. Dhe u thoshte po hajdeni në Theth, se kemi mundësi të zgjerohemi, unë kam nevojë. Na vjen zor se do dukemi di dështakë. Është konkret personi, familja. Prandaj është e rëndësishme që paketën e maleve ta përdorin si instrument kryetarët e bashkive se kanë kontaktin më drejtpërdrejtë dhe kanë mundësi të kenë një komunikim që është më nxitës", tha Rama. 

Ora 11:12
Rama i pakënaqur me kryebashkiakët: Shumë i ulët niveli i ndërveprimit me qytetarët në platformën e Bashkëqeverisjes

 

Kryeministri Edi rama është shprehur i pakënaqur me kryebashkiakët edhe s ai përket platformës së Bashkëqeverisjes, duke thënë se është shumë i ulët niveli i angazhimit me qytetarët në këtë platformë.

"Nivel shumë i ulët i përgjigjes dhe ndërveprimit me qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes. Është krijuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që pa pasur nevojë të shkojnë lart poshtë e të kërkojnë, por ta çojnë në majë ankesën dhe nga maja rrjeti i koordinatorëve gjen përgjigjen e duhur për qytetarin dhe më pas bëhet dhe analiza pse nuk është dhënë përgjigja. Nëse është e qëllimshme merren masa, nëse jo shikohet se çfarë duhet të rregullohet në aspektin e procedurës pse s’ka asnjë bashki që platformën e bashkëqeverisjes ta ketë ekselente dhe ti jepni përgjigje qytetarëve", tha Rama. 

Ora 11:09
Rama përshëndet të zgjedhurit e PD në takim: Falënderoj edhe ata kryebashkiakë që nuk janë të PS, por janë me ne në partinë e punës

 

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me kryetarët e bashkive dhe ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vëngu.

Gjatë nisjes së fjalës së tij Rama shprehu mirënjohje për kryetarët e bashkisë që i përkasin Partisë Demokratike, dhe se sipas tij pavarësisht ndasive politike, janë bërë bashkë në takim.

"Falënderoj edhe ata kryebashkiakë që nuk janë të PS, por janë me ne në partine e punës”, tha Rama.

Ora 11:07
'Mos ma prekni Durrësin!' Rama: Ka Bashki djegin fondin e shërbimeve sociale! Kjo është skandaloze, sjell shembull një kryebashkiake, por nuk është Sako

Kryetari i bashkisë Edi Rama u shpreh kritik edhe ndaj mos shfrytëzimit të fondit për shërbimet sociale që qeveria ka vënë në dispozicion por nuk shfrytëzohen nga bashkitë përshak se nuk organizohen apo nuk kanë projekte

Ne kemi bërë ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki e kemi vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, e ka bashki që nuk kanë marrë një kokërr leku e nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt e nuk kanë çarë kokën, kjo është skandaloze. 33 mijë persona sot shërbehen falë këtij transformimi e këtij projekti e shuma që përmendi ministri I Mbrojtjes 1 miliardë e kusur lekë të reja, sshuma që përmendi ministrja e Mirëqënies janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në bashkitë tuaja janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë me këto shuma.

Me çfarë merreni ju? Se nuk e kujtoj?! Nuk arrij dot ta kuptoj. Po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptueshme disbursimi I fondeve të fondit social ku fondi social qëndror ka një kontribut të rëndësishëm në dispozicion të cdo bashkie është qesharak në disa bashki që teorikisht nuk mund të jenë prapa të tjerëve se kanë situata shumë më të agravuara sesa disa bashki në zonën qëndrore. Pse? Për gratë me fëmijë të vetmuar, fëmijët autikë të kemi fondet e të mos I vëmë në dispozicion, po pse? Ndërkohë kemi bashki si Kamza që realizon 100 buxhetin. Vora, në fondin e mbrojtjës civile ka bërë punën e duhur dhe 100 % e ka realizuar buxhetin.

Pse duhet të kemi bashki të tjera që kanë 3% të buxhetit, e nuk po ia përmend emrin këtu. Kam respekt për drejtuesen e bashkisë, nuk është Durrësi, se Durrësin nuk duhet të ma prekni. Por 3 %. Ndërkohë bashkia e Shkodrës 95%. Pse bashkia e Shkodrës është 95 % e në bashkinë e Vau Dejës që ka më shuëm nevojë është 55 %. Janë kontradikta në shifra që tregojnë se aty ku ka vëmendje, përqëndrim e organizim këto fonde nuk mjaftojnë. Aty ku sjanë këto këto fonde teprojnë e digjen. Si mund të digjen. Një kokërr leku të vetme që duhet tia japim personit në nevojë.

 

Ora 11:00
‘Ca prisni’, Rama i prerë me kryebashkiakët: Çoni para legalizimet! Shijaku model, Rakip nuk e arrin dot, por lufto për vendin e dytë

 

Kreu i qeverisë u ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakëve edhe sa i përket procesit të legalizimit, duke thënë se në këtë pikë nuk ka tolerime dhe duhet fokus maksimal. Bashkia e Shijakut mori vlerësimet nga kryeministri Rama duke thënë se është model me procesin e legalizimeve.

Kritika pati edhe për bashkinë e Kazmës, duke iu drejtuar në veçanti kryebashkiakut Rakip Suli, të cilit i tha se bën shumë punë të mira, por Shijakun nuk e arrin dot sa i takon kësaj pike. Të paktën luftoni për vendin e dytë, u tha Rama kryebashkiakëve.

"Kemi bërë gjithë ato shkëmbime, kur bëmë takimin e Shkodrës. Tani kemi shtruar rrugën për aksesin e legalizimeve, në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të behet shumë më i lehtë, shumë më pak i penguar nga ngarkesa e Kadastrës. Ca presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces. S’dua të bej pasqyrë shifrash se dhe këtu është e njëjta gjë. S’dua të përmend emra. Një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte duhet ta marrë bashkia pjesën e përgjegjësisë, ka një nga nivelet më të ulëta ta rezultatit. Ndërkohë, bashkia më e suksesshme pa diskutim me tërmetin, Shijaku, është model për procesin e legalizimit. S’po them ta arrini Shijakun, se nuk e  arrini, Rakip ti bën shumë gjëra po Shijakun nuk e arrin dot. Nuk e di ca ndodh në Shijak që ka një shpejtësi dhe paraqitje të të gjithë procesit dhe dokumentit të kujtdo personit, unë besoj është kontakti i drejtpërdrejtë me çdo lloj banori në çdo cep të Shijakut. Për t’iu afruar deri në pikën që të luftoni për vendin e dytë, mund ta bënë këtë gjë. S’ka justifikim, te legalizimit duhet shumë fokus", tha Rama. 

Ora 10:53
Zjarret/ Rama kritika kryebashkiakëve: Keni pasur dobësi, Perfektura e Korçës ka 1491 forca aktive, nuk ka angazhuar as gati 70% të tyre! Plan për trajnimin

 

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët u ndal edhe tek situata e zjarreve. Rama tha se ka pasur dobësi nga ana e bashkive sa i përket menaxhimit të këtyre emergjencave. Rama u ndal në dy shembuj konkret, tek Perfektura e Korçës për të cilën thotë se nga 1491 forca aktive që ka të deklaruara, në raste zjarri ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe më pas ka kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura dhe sërish rezultati sipas Ramës nuk ka qenë në një nivel me Shkodrën, të cilën e vlerësoi.

Rama tha se ka kërkuar ministrit të Brendshëm të ndërtohet një plan pune për të konverguar të gjithë energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe emergjencave lokale

“Te zjarret ka pasur shfaqje dobësish që janë për t’u parë me sy kritik. E para të gjitha prefekturat bëjnë një deklarim forcash në dispozicion, ajo që ndodh po marr dy prefektura, psh marr Korçën dhe Shkodrën. Korça ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA pa arritur të aktivizojë gati 70% të forcave që ka deklaruar aktive. Perfektura e Shkodrës që ka pasur disa emergjenca të rrezikshme, është prefektura me angazhimin më të lartë të kapaciteteve vendore dhe ka përdorur më shumë kapacitet se ato të deklaruara dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar vetëm në pak raste specifike. Ajo që është shumë domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korçës ku FA janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme, rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër.

Nuk është shkencë, kërkon strukturim, koordinim dhe trajnim të vazhdueshëm. Nuk mundemi ne të mbajmë Shqipërinë pa zjarre, por duhet të luftojmë për çdo metër katror tokë që mund të shpëtohet. Por çfarë është e shpëtueshme dhe nuk shpëton për shkak të dobësisë së punës, është dështim që ne s’kemi si ta justifikojmë. I kam kërkuar ministrit të ndërtohet një plan pune për të konverguar të gjithë energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe emergjencave lokale dhe për të filluar me një kalendar te trajnimeve dhe për të ndërtuar një sistem komunikimi efikas që të gjithë të dinë kush bën çfarë dhe jo alarm ngri telefonin thirr njërin", tha Rama. 

Ora 10:51
‘Me çfarë merreni ju?!’ Rama bën për ujë të ftohtë kryetarët e bashkive: Nuk kanë bërë asnjë projekt për shërbimet sociale, kjo është skandaloze

Kryeministri Edi Rama u shpreh kritik ndaj bashkie sa I takon qasjes së shërbimeve sociale.

Ne kemi bërë ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki e kemi vendosur në dispozicion fonde nga qeveria, e ka bashki që nuk kanë marrë një kokërr leku e nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt e nuk kanë çarë kokën, kjo është skandaloze. 33 mijë persona sot shërbehen falë këtij transformimi e këtij projekti e shuma që përmendi ministri I Mbrojtjes 1 miliardë e kusur lekë të reja, sshuma që përmendi ministrja e Mirëqënies janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në bashkitë tuaja janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë me këto shuma.

Me çfarë merreni ju? Se nuk e kujtoj?! Nuk arrij dot ta kuptoj. Po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptueshme disbursimi I fondeve të fondit social ku fondi social qëndror ka një kontribut të rëndësishëm në dispozicion të cdo bashkie është qesharak në disa bashki që teorikisht nuk mund të jenë prapa të tjerëve se kanë situata shumë më të agravuara sesa disa bashki në zonën qëndrore. Pse? Për gratë me fëmijë të vetmuar, fëmijët autikë të kemi fondet e të mos I vëmë në dispozicion, po pse? Ndërkohë kemi bashki si Kamza që realizon 100% buxhetin. Nëse unë tani do të bëj gabimin që t'i lë fjalën Rakipit ai do të thotë dua më shumë. Se mund të shpenzojë, më shumë. Kamza një bashki që ishte modeli i anti shërbimit social që sot merr fondin e vë në dispozicion të komunitetit 100%. E njëjta gjë bashkia e Vorës. 

 

Ora 10:40
Përmbytjet në Vlorë, Rama: Sado ekselente të ishte infrastruktura, s’do përballonte goditjen e parë! Duhet organizim dhe trajnim i strukturës

Kryeministri Edi Rama në një takim me kryebashkikat u ndal edhe tek përmbytja në Vlorë, duke kërkuar nga të gjitha bashkitë se duhet të ketë një organizim më të mirë të strukturave, si edhe trajnim të tyre. Rama tha se sado ekselente të ishte infrastruktura s’do e përballonte goditjen e parë, por strukturat duhet të gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit.

"Është fakt që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën e verës me zjarre, në vjeshtë dimër me përmbytje. Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. E kemi parë se çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet dhe sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse. Ka një shpjegim të thjeshtë përtej analizave popullore dhe tendencioze që i bëhen përmbytjeve, që ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Para ca kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 juaj rresht shi në Londër. Nuk ka infrastrukturë sado ekselente të përballojë goditjen e parë. Ajo që ne s’mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet. Duke e marrë te përmbytjet, e domosdoshme të ketë një fokus të veçantë te organizmi i strukturës, trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes s’ka ca bën askush, por e gjithë struktura duhet të vihet në funksion", tha Rama. 

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/10/2024 01:31

    Shpejt legalizimet se duhen vota! Ne 2025 synohen 100 vende ne Kuvend, kurse ne 2030 do votohet 99.99 % per xhaxhi Ramen,si dikur per xhaxhi Enverin.

    Përgjigju
  • Berti: 08/10/2024 19:02

    Me kto legalizimet e qelbet fare jo mandati pare jo po mandati dyte jo po i treti jo po ecim mire jo po jane bere matjet jo kjo po ajo he pra mo i i beni se ju e keni ne dore

    Përgjigju
  • Lindi: 08/10/2024 13:01

    Ram, pakso udhëtimet jashtë dhe shto ato brenda vendit. Kontrollo ministrat dhe administratën, është rrumpallë. Nuk zgjidh dot një problem, të sorollatin. Ndërsa në rrethe nuk njihet ligji.

    Përgjigju
  • Xhimi: 08/10/2024 12:32

    Tall torovilet me këta të bashkisë se i kanë bërë qytetet si bathorja.... duke filluar nga Tirana që jep leje për pallate kuturu në stilin "astir" e duke përfunduar në Sarandë e durrës që ndërtojnë mbi veprat e zonat arkeologjike.....

    Përgjigju
  • Ema: 08/10/2024 12:04

    Nuk kisha pare ndonjehere kaq shume hajdute bashke ne nje stallë.

    Përgjigju
  • Turi: 08/10/2024 11:21

    Ke harruar te dalesh per te prere ndonje shirit si berisha dhe ti , duhet qe te nderrohet i gjithe parlamenti vendit qe nga pastruesit dhe deri te presidenti te gjithe duhen flakur jashte maskarenjte jane te gjithe hajdute dhe anti kushtetues

    Përgjigju
  • Eliverta: 08/10/2024 11:09

    Tani do fillojne me platforma dhe reforma e trajnime, pas 3 mandatesh ?! Keto behen sapo merr pushtetin. Bota e qyteteruar ka punuar qelize më qelize dhe nga pak perdite. Mëmës natyre nuk kemi ç'ti bejme me kete ngrohje globale galopante, por bashkite duhet te kishin departamente pergjegjes per çdo situate qe ndodh. Me te vertete qe sigurimi i banesave dhe bizneseve eshte kulture qe duhet perfaquar, por pjesa tjeter eshte pergjegjesi e pushtetit lokal. Kur mendon vetem balten qe le pas permbytja, mendon qe eshte me mire te ikesh e te jetosh gjetke.

    Përgjigju
  • Turisti: 08/10/2024 10:54

    Prishe xhevairin e Shqiperise.

    Përgjigju
  • koli: 08/10/2024 10:46

    BEJ INVESTIME O PALACO,,, UJI NUK AVULLOON,,DUHEN KANALE. ME TUBA TE MEDHENJ....POR TI E KE MENDJEN PER TE VJEDHUR PARATE QE DUHEJ TE INVESTOHEN.,,HAJDUT I LINDUR, ...PLUS TEK NE BEHEN PALLATE KUTURU,,PA PLAN,,DHE PA BERE NE FILLIM KANALET KULLUESE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël