TIRANE- Shqipëria në ndeshjen e 22 marsit përballë ekipit të Norvegjisë në transfertë do të zbresë në fushë me risi në formacion, pasi trajneri italian De Biasi ka lëvizur të gjithë gurët e mundëshëm që të afrojnë të paktën një element të ri në ekip.
Italiani ka arritu që të të bindë futbollsitin me origjinë kosovare Valdet Rama që t’iu bashkohet kuqezinjve për të debutuar në një sfidë mjaft decizive në Norvegji. Valdet Rama ka lindur në Motrovicë në vitin 1987, një periudhë e trazuar në atë rajon.
Familja është zhvendosur më pas në Gjermani, aty ku Rama ka marrë edhe leksionet e parë në praktikë në fushën e blertë. Në Gjermani, kosovari ka qenë pjesë e disa e ekipeve, por klumin e ka arritur në Spanjë, aty ku aktualisht luhet kampionati më i bukur në botë.
Mesfushori me tipare sulmuese dhe më tepër sesa kaq, fantazist, i cili do ti nevojitet shumë skemave të De Biasit. Lajmin për ftesën për ndeshjen e Norvegjinë e kanë dhënë mediat spanjolle, pavarësisht se De Biasi akoma nuk e ka shpallur listën zyrtare.
Mediat iberike pranë klubit të Valadolid, ku u transferua në merkaton e janarit Rama kanë bërë të ditur se mesfushori ka marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për dy ndeshjet e këtij muaji me Norvegjinë për kampionatin botëror Brazil 2014 në Oslo dhe miqësoren me Lituaninë në Tiranë.
Trajneri italian e ka ndjekur shumë afër kohët e fundit Ramën, madje para pak ditësh udhëtoi edhe në Spanjë për të parë nga afër gjendjen e tij fizike dhe kualitetin që zotëron. Për këtë ndeshje pritet tashmë Berisha nga Australia dhe Ergys Kace nga Greqia, i cili pret pasaportën greke për të mos qenë më në listën e ekstrakomunitarëve.
Aktualisht Shqipëria është pjesë e Grupit E kualifikues së bashku me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën, Slloveninë dhe Qipron. Pas katër ndeshjeve kuqezinjtë gjendet në vendin e tretë me gjashtë pikë, kështu që transferta Norvegji do të jetë kyce për të vazhduar me shpresa në rrugën drejt kualifikimit për në fazën finale të Botërorit 2014.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.032013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com