TIRANË – Kryeministri Edi Rama dhe Papa Francesku kanë komunikuar me njëri-tjetrin ndërsa avioni papnor ende nuk kishte zbritur në aeroportin e “Nënë Terezës”. Në momentin që avioni është futur në hapësirën ajrore shqiptare, kryeministri Rama i ka nisur një mesazh Atit të Shenjtë, të përcjellë përmes kapitenit të fluturimit.
“Sapo kemi mbërritur në hapësirën ajrore shqiptare dhe kryeministri i Shqipërisë ju dërgon mirëseardhje të ngrohtë për Atin e Shenjtë dhe të gjithë personat në bord”, është ky mesazhi që kapiteni i avionit papnor i përcolli Papa Franceskut.
Dhe përgjigja e Atit të Shenjtë ishte: Faleminderit për mikpritjen. Dua t’i them kryeministrit që e mbajta premtimin”.
Kjo bisedë mes kreut të qeverisë dhe udhëheqësit të lartë të Kishës Katolike është e regjistruar në audio, të cilën A1 REPORT e siguron.

(Ne foto: Kryeministri Rama, ministrat Bushati dhe Kumbaro gjate pritjes qe i bene Papa Franceskut sapo zbriti ne token shqiptare ne aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com