Më tej, Rama ka vijuar bashkwbisedimin me qytetarët . Një prej tyre iu ankua Kryeministrit se ka dy djemtë pa punë. Rama i premtoi qytetares se në përfundim të takimit, të dy do shkojnë tek zyrat e punës.
Qytetarja: Zoti kryeministër dua ta nis fjalën time me një fjalë të urtë. Vete gjuha ku dhemb dhëmbi. Mua dhëmbi më vete te papunësia. Kam 2 djemtë pa punë, edhe vetë jam pa punë. Kanë shkuar në zyrat e punës dhe asnjë zgjidhje.
Rama: Për një orë, ti dhe djemtë. Për të dy do mbarojmë tani takimin bashkë dhe do shikosh që e vërteta është ndryshe. Do të të ofrojnë vend pune. Sepse kur dikush do punë, por punë ama, gjithmonë ka një mundësi. Sa të mbaroj takimin, ne bashkë do kemi provën e kësaj që të thashë.

Lajmi kryesor:
Negociatat dhe llogaridhënia/ Rama në Korçë: Shtet-bërje evropiane, s'fshihemi nga të vërtetat
