Në një bashkëbisedim me banorët e Himarës ku nisi shpërndarja e 437 certifikatave pronësie, Kryeministri Edi Rama tha ideja se nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët nga pronat e tyre, është një poshtërsi propagandistike.
“Ne e dimë shumë mirë dhe ju e dini dhe më mirë se ne, që jo vetëm prej vitesh, por tanimë pronat këtu shiten nga banorët, nga trashëgimtarët që mund të jenë këtu, apo jashtë për zhvillim dhe shiten me çmime që nganjëherë janë 2-fishi apo 3-fishi i çmimeve që janë në Korfuz. Apo që shiten dhe nga 2 herë, apo 3 herë për faktin se zhvilluesit për të mos patur probleme, kur dikush tjetër i paraqitet si pronar, pasi kanë bërë kontratën me një tjetër që i është paraqitur si pronar, e paguajnë edhe tjetrin, edhe të tretin kur ka patur raste për të njëjtën tokë, vetëm e vetëm për të mos patur konflikte”, tha Rama.
“Që të jemi shumë të qartë dhe t’i themi gjërat siç janë. Ideja që nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët për pronat dhe për t’i vënë ato prona në dispozicion të oligarkëve, poshtërsi propagandistike që nuk bazohet në asnjë fakt real. Le të dali njëri, të thotë që mua ma morën dhe unë s’dija gjë fare. Nuk ekziston. Nuk ekziston!”, theksoi Rama
Lajmi kryesor:
Jepen 437 tituj pronësie në Himarë, 4000 brenda vitit! Rama: Himarjotët janë himarjotë, pikë! Gënjen kush thotë se jua morën tokat oligarkët
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?
-
Po
35%
-
Jo
56.9%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 6529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qafë Botë/ Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet shoferi dhe 2 punonjësit e pikës kufitare, një i tretë nën hetim dhe administratori i biznesit në kërkim (EMRAT)
16 Qershor, 17:33
-
Vlorë/ Gjobitet me 100 mijë lekë drejtuesi i gomones në Dhërmi, rrezikoi jetën e pushuesve në det
16 Qershor, 16:12
-
Edison Ypi: Ja si mposhtet Edi Rama
16 Qershor, 15:28
-
Pas humbjes me Italinë, Edi Rama viziton Kombëtaren në qendrën stërvitore! Pozon krah Brojës dhe Ramadanit
16 Qershor, 14:08
-
Rama: Berati, i gjithi i rezervuar nga turistë anekënd botës
16 Qershor, 13:52
-
Vlorë/ Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari (EMRI)
16 Qershor, 13:26
-
Sot Kurban Bajrami, uron politika! Begaj: Reflektim për një shoqëri më të mirë! Rama: Gëzuar!
16 Qershor, 10:09
-
Ndeshja Itali-Shqipëri/ Goli i Bajramit elektrizon tifozët kuq e zi në Vlorë (VIDEO)
15 Qershor, 21:52
-
Mbeti në det të hapur pasi iu dëmtua mjeti lundrues në Gjipe, shpëtohet mrekullisht turistja britanike
15 Qershor, 19:01
-
Sot luan Kombëtarja, Rama: Nga 10 milionë shqiptarë, jam pjesë e minorancës që s`bëj trajnerin! Do më pëlqente barazim me Italinë
15 Qershor, 12:31
-
Ish-ambasadori japonez që ka vendosur të jetojë në Shqipëri: Është vendi më i sigurt në Europë
15 Qershor, 10:56
-
Vlorë/ Policia arreston 27- vjeçarin, qëlloi me kallashnikovë në ajër
15 Qershor, 09:19