Me thirrjet 'Rama ik' ka nisur protesta e militantëve të PD në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të kësaj Bashkie. Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm edhe ish-deputetët e PD, mes tyre edhe Bardh Spahia, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë skenar por vetëm një protestë e qetë kundër konstituimit. Ai ndër të tjera ka deklaruar se PS nuk mund të marrë në dorë Shkodrën me 5 % të votave.
" Sot Shkodra është në shesh kundër farsës së 30 qershorit është e turpshme. Ata nuk arritën të marrin 5% të votave. Nuk patën kurajo të ngrinin zërin kundër krimit e sot të përfaqësojnë Shkodrën. Përgjigjen e dhanë me datën 30 qershor. Sot duhet të ishte dita e reflektimit nga ana e PS. të ktheheshin tek interesat e Shkodrës. Nesër është vonë do të përballen me protestën e madhe. Nuk ka skenar është e qetë." ka thënë Bardh Spahia.
Ndërkohë ish-deputeti Romeu Kurakuqi ka deklaruar se kryeministri Rama e do Shkodrën vetëm për interesa të veta.
"U bej thirrje bashkëqytetarëve që pranuan që të bëhen pjesë e kandidatëve ët PS, kundër linjës së PS në Shkodër. Rezulton Këshill bashkiak monist të dorëhiqen në bllok nuk behet Shkodra pjesë e lojës. do vijë duke u përmbysur dhe duke u shkatërrura. U bëj thirrje qytetarëve që të vijnë të mblidhen. Të bashkohen me ne, të hapin rrugën për zgjedhje të lira të ndershme. në një ditë kushtetuese. Rama e ka dasht shqipnin sipas interesave te tij dhe te deputeteve. A i kerkon te kape edhe Shkodrën. Ka një agjende te uzurpimit dhe te transformimit të pronësisë publike. Në Shkodër nuk ka pronësi jo private." ka deklaruar Gurakuqi.
Lajmi kryesor:
Konstituohet Shkodra/ Militantët e PD tensione me policinë, arrestohet kreu i FRPD, Ademi: Jam akoma kryebashkiake (Video)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Dhuratë zemre për Krishtlindje!' Gjimnazistët e Yzberishtit festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër
25 Dhjetor, 11:06
-
Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës kremtojnë Krishtlindjet me mesazhe shprese dhe paqe
25 Dhjetor, 11:00
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor, 10:58
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes
25 Dhjetor, 10:43
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59