Rama inspektim në QSUT: Fatet e
spitaleve, tani në duart e mjekëve

Rama inspektim në QSUT: Fatet e<br />spitaleve, tani në duart e mjekëve
TIRANE - Trupa mjekësore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do jetë e lirë të organizojë dhe t’i financojë vetë projektet e saj në shërbim të pacientëve. Nisma më e re e qeverisë është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit një inspektimi në QSUT në ambientet e reja të neurologjisë.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi se tashmë QSUT-ja do të kthehet në një model edhe për qendrat e tjera spitalore në vend, që së shpejti do t’i bashkohen këtij modeli. Rama nënvizoi se ndryshimet që po realizohen në repartin e neurologjisë do të marrin kohën e vetë, por shtoi se ato janë investime ‘pa hile’ që i bashkohet standardeve evropiane.

Në këtë drejtim, Kryeministri shqiptar bëri të ditur edhe reformën në shëndetësi, që përfshin pikërisht siç tha ai “kalimi i fateve të spitaleve, nga duart e Ministrisë së Shëndetësisë në duart e trupës mjekësore”.

“Besoj që ky është një model i prekshëm për atë që ne mund dhe do të bëjmë për shërbimin tonë spitalor duke e nisur nga kjo qendër, ku pa as më të voglin dyshim, çdo strukturë do të jetë si kjo strukturë, dhe norma evropiane dhe organizimi do të jetë një normë evropiane e qendërzuar në QSUT. Duke qenë se këtu është bërë një investim pa hile, sot është dita për të thënë ja ku jemi dhe ja ku e kemi, atë që duhet të jetë nesër QSUT për njerëzit në nevojë. Si çdo gjë që kërkon kohë, edhe kjo do kohë, por do të jetë më e shkurtër se gjithë kjo kohë e humbuar e shkatërrimit të kësaj qendre. Nga ana tjetër këtu mund të shohim edhe bazën solide të asaj që do të jetë reforma më e rëndësishme, pra kalimi i fateve të spitaleve, nga duart e Ministrisë në duart e trupës që është në betejë me sëmundjet, dhe të ketë në dorë mundësinë që projektet e veta t'i financojë me projektet e veta autonome.” theksoi Rama

qsut
qsut
qsut
qsut
FOTO të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin