Rama nga Lungomarja e Sarandës tregon përse do të mbahet mend: Porti turistik do rrisë ekonominë me ankorimin e jahteve! Dua të lë kujtim të mirë përmes punës

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste në Lungomaren e Sarandës, teksa është pyetur se për çfarë do të donte të mbahej mend, tha se do që puna që ka bërë të ketë impakt të fortë dhe të lërë një një kujtim të mirë te njerëzit.

Kujtimi i mirë përmes punës së tij, Rama thotë se ka qenë motivi i vetëm për të rezistuar dhe për të mos u dorëzuar kundrejt fyerjeve, përqeshjeve dhe sulmeve. Po ashtu ai thotë se ka gabuar, por prej gabimeve ka mësuar. Këtu shton se nëse do kthehej nga e para, shumë gjëra do të bëheshin ndryshe dhe më mirë. 

Punimet për Lungomaren e re në këtë qytet, Rama ka thënë vazhdojnë duke rritur numrin e të punësuarve. Fillimi i portit turistik dhe kthimi i atij gjiri të braktisur në një gji ku mund të ankorohen disa qindra jahte, sipas Ramës do të bëjë që ekonomia të rritet përsëri. Për Ramën, zhvillim për Sarandën do të sjellë dhe porti i jahteve, që do të krijojë një komunitet të rinj të huajsh. Ai thotë se për këtë të fundit gjithçka është organizuar dhe qeveria është vetëm në pritje të një kompanie.

“Janë realitet, kurse në faqen time i quajnë 3D. Mjafton të shohësh, shifrat e ekonomisë në Vlorë dhe ato të ekonomisë së gjeneruar nga Lungomarja e Vlorës. Mjafton të marrësh bilancet, apo tregtarëve, përpara Lungomares dhe pas Lungomares, është marramendëse. Mjafton të shohësh pasurinë e atyre që banojnë, dhe rivlerësimin e pasurisë si rezultat i asaj ndërhyrje, ajo ndërhyrje ka arritur.

Këtu ka arritur rreth 4 mijë plus të punësuar, dhe 1 mijë të tjerë që kanë qenë të rinj me kontratë të përkohshme, në periudhën e fundmit në mars 2019, se 2020 nuk është moment i saktë për vlerësim prej pandemisë. Këto transformime janë ekonomike, jo vetëm kënaqësi në të parë. Por është kjo e fundit që sjell dhe ekonominë. Puna vazhdon, nuk ka mbaruar apo po mbaron. Larg së qeni e mbaruar. Por fillimi i portit turistik mbrapa, dhe kthimi i atij gjiri sot të braktisur, në një gji ku mund të ankorohen apo parkohen qindra jahte do bëjë që ekonomia përsëri të rritet. Gjithçka e organizuar, presim një kompani. Vetëm nga parkimi i jahteve do ketë komunitet të rinj të huajsh. Janë të mirëpaguar nga pronarët e jahteve që do jenë konsumatorë këtu”, tha Rama.

Ndërsa u pyet se çfarë duhet bërë më mirë, Rama tha se pavarësisht punës së bërë deri më tani ka nevojë për më shumë investime dhe këtu u ndal te infrastruktura rrugore në fshatrat e Sarandës.

“Ka shumë fshatra në Shqipëri dhe në Sarandë që janë pa rrugën. Ëshë e rëndësishme që çdo hap dhe investim ta bëjmë në funksion të gjenerimit.Gjithë plani ynë për infrastrukturën është bazuar te kjo që të krijojmë lidhje aty ku potenciali i të ardhurave është më i madh. Gjithmonë duhet të kemi parasysh se nuk kemi mundësi ti bëjmë të gjitha përnjëherë”, shtoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:45
Rama tregon për çfarë do të mbahet mend: S’jam dorëzuar kundrejt marrëzive, se dua që puna ime të ketë impakt të fortë, e të lë kujtim të mirë

Nga Lungomarja e Sarandës ku ka inspektuar punimet, Rama ka deklaruar treguar se do që të mbahet mend për një punë që të lërë një impat të fortë dhe një kujtim të mirë te njerëzit.

E vetmja gjë thotë Rama që e ka bërë të rezistojë dhe të mos dorëzohet kundrejt fyerjeve dhe sulmeve thotë se ka qenë, motivi për të lënë një kujtim të mirë.

Shtysa kryesore e imja për të rezistuar dhe për të mos u dorëzuar dhe për të mos arritur te pika ik mo varja fare se nuk duroj dot më këtu po strapacohem nga ana tjetër dëgjoj lloj lloj marrëzish, fyerjeshe përqeshjesh është kjo:

Puna e bërë gjatë kohës që merrem me këtë punë të ketë një impakt mjaftueshëm i fortë për të lënë pas një kujtim të mirë. Se çfarë do jetë fjalia e përgjithshme apo cilat do jenë gjërat specifike kjo është diçka që do tja lëmë kohës.  Ky është i vetmi motiv”, tha Rama.

Ora 15:45
A mendoni se do kishit bërë diçka më mirë? Rama: Njeriu kur punon edhe gabon! Rëndësi ka të mos përsërisë gabimet

Kryeministri Edi Ramanga Saranda ka deklaruar se nëse do të kthehej nga e para ka gjëra që mund të kishte bërë më mirë.

Ai thekson se njeriu kur punon është i destinuar të gabojë por e rëndësishme sipas tij është që të mos përsërisë më gabimet.

“Në do kthehesha nga e para shumë gjëra do bëheshin ndryshe dhe më mirë. Njeriu kur punon është i destinuar të gabojë dhe kur gabon mëson. E rëndësishme nuk është që njeriu të mos gabojë kurrë sepse gjithmonë gabon por të mos përsërisë gabimet. Eksperienca dhe gabimet e bërë më kanë shërbyer të mos bëj të njëtat gabime”, tha Rama.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 07/02/2021 21:55

    Ti bej dhe sarandes nje karburant ne lungomare si ne vlore

    Përgjigju
  • vera: 07/02/2021 18:06

    SARANDA DO PORT DHE AEROPORT SI VLORA ,,,PO ASHTU SHKODRA-KORCA DO AEROPORT......

    Përgjigju
  • Paç uratën: 07/02/2021 17:03

    Vigan,je nr 1!.. vetëm mos fli mbi Dafina?!

    Përgjigju
  • Tirona: 07/02/2021 16:14

    Ne te gjithe gjatesine e Lungomares aty ku do te mbidhen pemet Bashkia e qytetit te vendosi nje stol te gjate prej derrase ne formen e dy apo tre shkalle qe te kene mundesi qe pushuesit te ulen dhe te shikojne te relaksuar hapsiren e bukur detare qe afron kjo zone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin