Rama inspekton punimet në Sarandë: Së shpejti nis rruga 6, rindërtimi i Pallatit të Kulturës dhe selia e re e Universitetit

Kryeministri Edi Rama inspektoi disa projekte në Sarandë, duke nisur nga pedonalja 'Skënderbej', Qendra e Pritjes Shumëfunksionale, rruga 5, kryqëzimet e rimodeluara, e cila do të ketë vendparkime për automjete, autobusa, taksi si edhe për skutera dhe biçikleta elektrike. 

“Një kat është parkim, një tjetër është pjesa ku do të parkohen autobusët. Ka vend për skutera dhe biçikleta së bashku me karikuesit. Në katin e fundit ka biletari dhe restorante dhe ambiente të tjera shërbimi. Kemi mbaruar themelin edhe në katin zero. Në qershor bëhet gati.”, tha drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli gjatë inspektimit të Qendrës së Pritjes Shumëfunksionale. 

Një tjetër kantier që synon përmirësimin e mobilitetit të qytetit janë kryqëzimet, që pas analizës së një sërë ekspertëve, janë zgjeruar dhe përmirësuar për qarkullimin. Këto janë pjesë e një projekti të Bankës Botërore. 

Sipas kryeministrit, së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i rrugës 6, transformimi i ish-maternitetit në Muzeun e Botës Nënujore, rindërtimi i Pallatit të Kulturës, si edhe selia e re e Universitetit.

"Në zemër të qytetit ku dita-ditës po marrin jetë projektet e reja, duke nisur me pedonalen e bukur Skënderbej, Qendrën e Pritjes Shumëfunksionale me vendparkime veturash, autobusash, taksish, biçikletash, “Rrugën 5”, kryqëzimet e rimodeluara për të lehtësuar trafikun sezonal, terrenet sportive.. Së shpejti nis “Rruga 6”, transformimi i ish-maternitetit në Muzeun e Botës Nënujore, rindërtimi i Pallatit të Kulturës, si edhe selia e re e Universitetit", shkruan kryeministri. 

Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit

Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit