Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit, si dhe lidhjes së vendit tonë me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë.
Kjo rrugë së bashku me së bashku me aksin Durrës - Prishtinë - Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje - Perëndim për lëvizjen e mallrave.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në terren për të inspektuar ecurinë e deritanishme të punës në rrugën që po ndërtohet, e cila fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, në fshatin Labinot Fushë dhe përfundon në kilometrin 44, në afërsi të pikës doganore Qafë Thanë.
Projekti do të shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit Shkumbin, duke i dhënë zgjidhje edhe një problematike që lidhet me mungesën e ndërhyrjeve ndër vite të sistemimit të shtratit të lumit Shkumbin dhe duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave përreth, të cilat do të lidhen me Qendrat Administrative dhe Qendrat Administrative kufitare, por edhe do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës.
Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve
-
Pune shum te sakta nga ana e qeverise
Përgjigju -
Vetem 5 km po ndertohen. Pa bypassin e Elbasanit, kjo rruge ka zero vlere. Keni 30 vjet qe vetem premtoni, hajdute.
Përgjigju -
infrastruktura rrugore ka ndryshuar shume,vazhdoni me keto pune
Përgjigju -
projekte nga me te ndryshmet qe e zhvillojne edhe me shume shqiperine
Përgjigju -
akse rrugore me sinjalistikat e duhura,suksese me tej
Përgjigju-
Ku je duke e parë sinjalistikën moderne?
-
-
Nje investim shume i duhur dhe i rendesishme qe fal qeveris Rama po kthehet ne nje realitet te plot e mrekullueshme per tu vlersuar.
Përgjigju -
Nje projekt i rendesishm qe po punohet me standartet me te larta europiane fal qeveris Rama.
Përgjigju -
ka pasur goxha nevoj kjo rruge per nje nderhyrje
Përgjigju -
Perfundimi i ketij projekte do sjelle shume gjera pozitive per zhvillim e vendit
Përgjigju -
Nje super projekt qe do i jape zhvillim shume sektoreve ne vend
Përgjigju -
Kur të keni kohë merruni dhe me rrugën e Ndroqit (Tirane-Plepa), se na torturuat në ate palo autostradë Tiranë-Durrës. Duan dhe bizneset ne Ndroq klientë, sdo vetëm QTU-ja.
Përgjigju-
Ai te pakten per te vete ta kishte rregullu or teeeejjjjj
-











Komente
Komento