Aksident në Kurbin, humb jetën një person, plagosen 3 të tjerë! Dërgohen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës! Makinat bëhen copë nga përplasja e fortë (FOTO)

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Kurbin, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, ku automjeti tip "Renault" është përplasur me mjetin tip "Ford".

Si pasojë e përplasjes u plagosën katër persona, 3 gra që ndodheshin në të njëjtin automjet dhe shoferi i automjetit tjetër, Agron Stojani 52 vjeç, por ky i fundit nuk mund t'i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa humbi jetën disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Identiteti i të plagosurve nuk dihet ende, ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, përplasja ka qenë mjaft e fortë, ku të dy automjetet janë shkatërruar thuajse plotësisht. Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
U plagos rëndë nga aksidenti në Kurbin, ndërron jetë në spitalin e Traumës 52-vjeçari

Agron Stojani, 52 vjeç, shofer i mjetit tip "Ford" që u përfshi në një aksident pasditen e sotme në Kurbin, nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Ai humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u soll me urgjencë pas aksidentit, por nuk mund të mbijetonte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti