Rama intervistë për emisionin ‘Porta a Porta’: S’mund të mendohet një BE që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë

Rama intervistë për emisionin ‘Porta a Porta’: S’mund të mendohet një BE që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin italian ‘Porta a Porta’. Në fjalën e tij kreu qeverisë ka vënë theksin tek integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Rama është shprehur se nuk mund të mendohet një BE që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë. Duke u ndalur tek lufta në Ukrainë, Rama tha se duhet që lufta të mos krijojë mosmarrëveshje mes vendeve anëtare të NATO-s dhe mes Serbisë.

Kryeministri Edi Rama intervistë për emisionin “Porta a Porta”

Vittoriana Abate: A i frikësohet Shqipëria një zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Europian që përfshin Serbinë, në një kohë kur Serbinë e shohim shumë pranë Rusisë?

Edi Rama: Jo, jo vetëm që nuk i trembemi kësaj, por jemi një zë mjaftueshëm i dalluar në Ballkanin Perëndimor që thotë se duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht. Nga ana tjetër, sigurisht që ka dallime sepse Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet kuptuar se ato janë arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe të natyrës pragmatike.

Vittoriana Abate: Cili është ndikimi i luftës në Ukrainë në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri?

Edi Rama: Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur që pasioni luftarak, le të themi, të mos na përfshijë edhe ne në krijimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s dhe pro NATO-s në Ballkan dhe mes Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin një bote sllavo-ortodokse, që është e lidhur ngushtë me Rusinë.

Vittoriana Abate: A mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë?

Edi Rama: Jo, për mendimin tim jo.

Vittoriana Abate: Çfarë skenari mund të imagjinoni në këtë fazë të konfliktit?

Edi Rama: Mundësia më e madhe është që ky është një nga konfliktet e ashtuquajtura të ngrira, por me një dimension mjaft mbresëlënës që mund të marrë peng jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën, por të gjithë botën për një periudhë të gjatë kohore. Dhe, nëse rusët kanë qenë gjithmonë luftëtarë mjaft të ashpër, ukrainasit janë të njëjtë. Kështu të thuash që këtu mund të vendoset pa ata, më duket mjaft e vështirë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/04/2023 03:19

    Une e imagjinoj nje BE pa Serbine,ashtu sic i imagjinon ajo tere org.e botes pa Kosoven.Serbia me pare duhet te laje hesapet me te kaluaren e saj dhe vecanerisht me veteveten e saj para pasqyres,pastaj mund t'a imagjinojme ne BE.

    Përgjigju
  • Vota: 27/04/2023 02:34

    Kush e voton kete dhe Lal Fikun more aman se na moret ne qafë ?

    Përgjigju
  • Toni: 27/04/2023 00:33

    Serbia eshte nje dekade para nesh ne proceset integruese te BE o gjatosh. I ka hapur shumicen e kapitujve, dhe ka mbyllur 1/3. Ti nuk ke hapur asnje kapitull deri tani o mashtrues ordiner.

    Përgjigju
  • Klodi: 26/04/2023 23:36

    Problemi esht qe Serbia eshte shum me e zhvilluar dhe shum me perpara se Shqiperia ne cdo aspekt

    Përgjigju
  • Fantoci: 26/04/2023 19:39

    Ti vetëm po na fute ne bashkimin Turko-arab se ne Evrop me vellezrit e tu turq nuk ka shanc edhe nja 100 vite te ardhshme

    Përgjigju
  • Genti: 26/04/2023 18:54

    Kaq shume sa po punohet ne kete vend,shume shpejt do te jemi pjese e BE-es

    Përgjigju
  • Andi: 26/04/2023 18:43

    Shpresojme qe te vije ajo dite sa me shpejt

    Përgjigju
  • Kleo: 26/04/2023 18:42

    Shpresojme qe te vije dita sa me shpejt te futemi ne BE

    Përgjigju
  • ani: 26/04/2023 18:00

    ju lumt zoti rama e ardhmja e venidt tone varet edhe nga ecuria e fshqinjve tane

    Përgjigju
  • Flori: 26/04/2023 17:53

    Jam i bindur qe me ju ne krye antaresimi ne BE eshte dicka qe do te ndodhi shume shpejt

    Përgjigju
  • Joni: 26/04/2023 17:49

    Urojme qe te hyjme sa me shpejt ne BE

    Përgjigju
  • Beni: 26/04/2023 17:48

    Ju i keni dhene shume zhvillim vendit tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)