Rama intervistë për 'Forbes': Shqipëria nga vendet më pak të prekura nga COVID-19! Brezi i ri i europianëve ka harruar se përse u krijua BE

Rama intervistë për 'Forbes': Shqipëria nga vendet më pak të prekura nga COVID-19!  Brezi i ri i europianëve ka harruar se përse u krijua BE

Kryeministri Edi Rama me gazetaren e 'Forbes'

TIRANË- COVID-i dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë qenë dy çështjet kryesore në intervistën e dhënë nga kryeministri Edi Rama për revistën prestigjoze Forbes. Një sfidë e vërtetë e ka cilësuar kreu i qeverisë vendimin për të mbyllur kufijtë. Rama shtoi se ajo që 'shpëtoi ekonominë e vendit ishte numri rekord i turistëve.

Rama tha se pavarësisht krizave ekzistencale të këtij Bashkimin Europian, Shqipëria synon integrimin në këtë Union dhe është krejtësisht e angazhuar për plotësimin e kritereve.

Forbes: Si po e përballon Shqipëria këtë krizë shumëplanëshe në botë? Cilat janë masat tuaja për të mbështetur ekonominë dhe popullatën?

Rama: Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga Covid-19. Ne e vlerësuam shumë shpejt rëndësinë e situatës duke ndjekur nga afër përkeqësimin e gjendjes shëndetësore te fqinjët tanë italianë. Ne u mbyllëm para shumë të tjerëve. Mbyllja e kufijve dhe pasja nën kontroll e gjithçkaje ishte një sfidë e vërtetë! Përtej çështjes së paprecedent të shëndetit publik, ne nuk kemi dashur të braktisim projektet tona kryesore ekonomike. Në drejtim të modernizimit të infrastrukturës sonë dhe rindërtimit sepse, sa për kujtesë, Shqipëria u dëmtua në mënyrë dramatike nga një tërmet i nëntorit të vitit 2019. Dhe kjo, disa muaj para se OBSH të shpallte emergjencën ndërkombëtare ndaj epidemisë Covid-19, që është shndërruar në një pandemi globale…

Gjatë kësaj periudhe, qeveria jonë vazhdoi të paguante qiratë e popullatës së prekur që duhej të zhvendosej, të financonte rindërtimin e 100 shkollave apo edhe disa prej thesareve tona të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara seriozisht. Gjatë izolimit, ne gjithashtu u përqendruam te bizneset duke subvencionuar papunësinë dhe duke mbështetur bizneset e vogla. Këto investime të drejtuara mirë na kanë lejuar të jemi të qetë.

Toka e Shqiponjave priti një numër rekord vizitorësh nga Ballkani, Europa Lindore dhe Italia gjithashtu.

Forbes: Ju jeni kulturalisht shumë afër Italisë. Ka shumë ndikime nga pikëpamja arkitektonike, gastronomike ose gjuhësore.

Rama: Po, Shqipëria dhe Italia kultivojnë një marrëdhënie shumë të veçantë. Çizmja (Italia – shën. i përkth.) është investitori ynë i parë. Italia po na mbështet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ne jemi të angazhuar në një dinamikë të mirë për të përmbushur kriteret për anëtarësim në BE. Këtë vit, ne kemi bërë një hap përpara me njohjen zyrtare të kandidaturës sonë, pavarësisht nga një kontekst shumë i ndërlikuar në nivelin global dhe europian… Për ta përmbledhur, më pëlqen të perifrazoj frazën e famshme të presidentit François Mitterrand: ”Shqipëria është atdheu ynë dhe Europa është e ardhmja jonë”. Ne shqiptarët jemi të rrethuar nga vendet që i përkasin të 27-ëve, në fakt thirrja jonë është të vendosim të ardhmen tonë në këtë bashkim. Unë nuk dua ta shoh Shqipërinë të bëhet një objekt zilie për aktorët e fuqishëm që veprojnë jashtë kufijve europianë. Fuqi, të cilat, për më tepër, nuk ndajnë të njëjtat standarde të demokracisë si BE.

Forbes: Siç e dini, aktualisht ka shumë mosbesim ndaj Bashkimit Europian. Euroskepticizmi po fiton terren. Pavarësisht këtij konteksti, Evropa mbetet ende një objektiv i fundit për vendin tuaj?

Rama: Absolutisht dhe unë e pohoj fort këtë. Unë mendoj se midis brezit të ri të europianëve, shumë kanë harruar pse u krijua Bashkimi Europian. Është për të ardhur keq që disa njerëzve u mungon kjo ndjenjë e historisë. Europa ka sjellë paqe dhe prosperitet! Ndërsa shqiptarët, të çliruar nga zgjedha komuniste në vitet ’90, ne e shohim Europën si një vend të lirisë dhe stabilitetit.

Është gjithashtu e dobishme të kujtohet se nëse Europa ka peshë sot, kjo është për shkak se është e unifikuar. Individualisht, si mund të peshonin fqinjët tanë përballë fuqisë së BRICS-it, me Kinën në mendje? Uniteti është forcë.

Sa për këto kriza ekzistenciale që po kalon BE, unë mund të ndaj vetëm vizionin e Emmanuel Macron. Presidenti juaj ka të drejtë që dëshiron të përparojnë 27 vendet përmes ndikimit të ”qarqeve”, si çifti franko-gjerman, sepse fati i këtyre dy vendeve është të vendosin veten në pozicionin e lokomotivës. Mekanizmat duhet të zhvillohen qartë për të kapërcyer bllokimet e kryera nga “vendet e vogla”. Kjo është bindja ime.

Forbes: Shoh se ju jeni duke ndjekur nga afër veprimin e presidentit tonë. Siç e dini, Emmanuel Macron gjithmonë ka pasur ambicien për ta bërë Francën një vend Start-Up. Si punoni për të inkurajuar sipërmarrjen?

Rama: Po, unë jam shumë i interesuar për atë që po ndodh në Francë. Një vend në të cilin kam jetuar, të cilin e njoh dhe me të cilin jam i lidhur. Unë jam gjithashtu i bindur që ne duhet ta marrim këtë kthesë për brezat e ardhshëm. Veprimi im bazohet në disa akse për t’i ofruar Shqipërisë diçka tjetër përveç një horizonti të ashpër në sektorin e prodhimit. Qëllimi është të krijojmë produkte me vlerë të shtuar të lartë për të inkurajuar krijimtarinë, kërkimin dhe zhvillimin midis shqiptarëve. Ne mbështesim fillestarët përmes mekanizmave të ndryshëm siç është një platformë dixhitale kushtuar tyre. Në këtë hapësirë, sipërmarrësit mund të raportojnë bllokime burokratike drejtpërdrejt te qeveria. Ne përqendrohemi në transparencën e jetës politike dhe publike, por edhe në dematerializimin e procedurave profesionale dhe private.

Në të njëjtën kohë, ne jemi në proces të ndryshimit të legjislacionit për të ndërtuar një ekosistem financiar, i aftë për të tërhequr liderë ndërkombëtarë nga teknologjia dhe financat (tregtarët, për shembull) përmes stimujve dhe masave konkurruese. Ambicia jonë është të ndërtojmë një “Zonë të Lirë”, mbi bazën e asaj që mund të ekzistojë në Dubai. Në veçanti, ne jemi duke finalizuar një ligj që synon ”Digital Nomads”, së shpejti ata do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një status pa taksa, nga një aeroport i ri ndërkombëtar  në qytetin bregdetar të Vlorës, në Rivierën Shqiptare. Toka e Shqiponjave është padyshim një vend ku jeta është e mirë, një nga vendet më me diell në kontinent, një kosto jetese shumë më e ulët sesa e fqinjëve tanë në BE, aq sa shumë pensionistë italianë të vendosen në Shqipëri ku po blejnë një shtëpi të dytë. Kaq shumë përparësi nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së disa kompanive shumëkombëshe, të cilat kanë gjithnjë më shumë gjasa të investojnë tek ne, si për shembull udhëheqësi i industrisë botërore të hotelerisë ”Marriott”.

Forbes: Ju keni pasur rezultate të shkëlqyera në drejtim të përmbysjes së kurbës së papunësisë dhe udhëheqjes së një politike shumë ambicioze për vendin tuaj. Megjithatë, keni ardhur në politikë krejt rastësisht.

Rama: Jam një politikan rastësor! Gjithmonë jam përmbushur nga jeta ime si artist, piktor dhe profesor i Arteve të Bukura, aq sa kurrë nuk kam pasur ambicie për të ushtruar profesionin e kryeministrit! Të qenit në një zyrë gjatë gjithë ditës me telefonata dhe mesazhe të vazhdueshme sigurisht që nuk ishte dëshira ime kryesore. Por, jeta shpesh ka plane të tjera për ju … Unë hezitova për një kohë të gjatë para se të hyja në politikë kur më ofruan një post ministror. Më në fund, u nxita nga ideja e të ndjerit i dobishëm për vendin tim: Shqipëria kishte një të kaluar shumë të vështirë, më e vështira nga të gjitha vendet komuniste, kështu që unë isha i etur të merrja pjesë në rinovimin e saj, në marshimin drejt progresit dhe lirisë. Përgjegjësia e udhëheqjes së qeverisë së vendit është nderi më i madh i mundshëm! Vendi ynë po ndryshon çdo ditë për t’u bërë i denjë për familjen e madhe europiane.

Forbes: Si i keni marrëdhëniet me pushtetin?

Rama: Më parë, kur kam qenë kryetar i bashkisë së kryeqytetit Tiranë, nuk përballesha me të njëjtat përgjegjësi dhe të njëjtat kritika. Puna ime tërhoqi më shumë mbështetje dhe më lejoi të marr çmimin e “Kryetarit të Bashkisë më të Mirë në Botë” në 2004. Sot, si Kryeministër, unë jam më i ekspozuar ndaj jopopullaritetit sepse bëhet fjalë për fillimin e reformave strukturore në nivel kombëtar… Ju duhet të jeni shumë bindës dhe i durueshëm në shpjegimin e meritave të veprimit tuaj. Më në fund, do të huazoj një citim tjetër nga presidenti Mitterrand i cili ka folur, dhe me të drejtë, për ”vetminë e udhëheqësit”.

Ishte e vërtetë dje, është e vërtetë edhe sot.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 02/12/2020 07:06

    Vetmine e udheheqesit... Hem. Pra kjo eshte loja, te jemi udheheqes me cdo kusht. Nje ose disa dekada me pare na nente pershtypje Forbes dhe te ngjashme. Mjafton te paguash njerzit e duhur dhe ato lobojne per ty. Nje gazetare ne pamje e re do te duhet te kishte bere te pakten nje pyetje lidhur me menyren e sjelljes se nje kryeministri sharlatan me gazetaret femra. Jo te huaja, se per ato te lan e shpelan ky bandilli me gjithe Verrine. Per ato ttonat ne vend e kemi llafin. Futi dhe nje interviste app nje analize me Merron e Karrlon ne mengjes neser. Se te duket vetja me i zgjuar.

    Përgjigju
  • Arben: 01/12/2020 20:57

    Rame vazhdo punen ti te tjeret me të lehin ose te flen

    Përgjigju
  • Perpara: 01/12/2020 17:55

    Hajde lider global hajde , kot merret Amerika me ata pleqte Trump e Biden , hajdeni more merreni kete se e keni yll boteror.Ju zgjidh covidin, problemet me Kinen , Rusine e Korene e Veriut per 1 dite , hajdeni merreni te shpetoje ky popull i varfer, i vjedhur e i tallur.Hajdeni se eshte me oferte , merrni kete dhe ju japim falas edhe Lulin , Salen , Liken , Monen etj etj e mbase shpeton ky vend .

    Përgjigju
  • Well done: 01/12/2020 17:54

    Go ahead,Mr Rama, you're the better one!!

    Përgjigju
  • Malarja: 01/12/2020 17:36

    Mirë vëlla mirë, lum si ky popull që të ka. Nuk mbaroi ndonjëherë qenëria në politikën tonë. Veç më dhunë shkundeni ju, dhunues të përjefshëm. Jepi mend evropës tani, le të ndryshojë europa, skemi pse ndryshojmë ne, vetëm që të rrish ti në pushtet o pusht.

    Përgjigju
  • metamorfoza e lekut: 01/12/2020 16:43

    cbehet me parate e shqiptare vlla. cbehet sa gazetare e bukur ajoooo. dhe sa mire e fliste angliste oreeee

    Përgjigju
  • Kacidhe: 01/12/2020 15:18

    Qente le te lehun karvani perpara.

    Përgjigju
  • Taulant: 01/12/2020 14:40

    Menyra e komunikimit eshte ajo qe ben diferencen mes liderve politike ne vend. Mund te gjente 1000 arsye per t'u ankuar per gjendjen ekonomike, por zgjedh te jete optimist.

    Përgjigju
  • Beni: 01/12/2020 14:26

    sa te lumtur jemi ne në vendin tone, shkemb granitit ne brigjet e adriatikut. Nga fjalia e pare ne te fundit, krejt genjeshtra dhe nje intervuiste e paguar me leket e shqiptareve

    Përgjigju
    • Shukriu: 03/12/2020 23:38

      O tono o hajdut i shqipetareve o fansi varferis , ik I deshtum I degjenerum o homoseksual partie

    • Besa: 01/12/2020 16:37

      Po edhe ne qofte e paguar ore Beni me mire kete interviste qe te jep pamjen e atyre pak shqiptareve intelektuale e te kulturuar qe perballen ballehapur e i japin vendit vlere se goja e ndyre e ca te tjereve qe po me leket tona na e nxine fytyren ku e si munden

    • Toni: 01/12/2020 15:24

      Beni(që ecën me këmbët e Lulit),nuk na e mbush dot mëndjen me argumentat shabllon të Shqup-it! Ja keni kaluar edhe PPSH-së ju propagandistët derdimenë të PD-së...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja