Për kryeministrin Edi Rama marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe në Tiranë, por se dy vendet kanë një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti.
Kështu deklaroi në një lidhje direkte për televizionin italian, La7.it në emisionin ‘In ONDA’ kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili foli edhe për vizitën e Giorgia Melonit në Shqipëri.
Rama tha se ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar.
Kryeministri shtoi se ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh.
‘Në këto 30 vite marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe Tiranë. Është çështjes historie! Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh.’- tha Rama.
SEI IL PIU GRANDE POLITICANO DI TUTTI IN ASSOLUTO
Përgjigjupo ku ke bese ti do kesh parti ahaha
PërgjigjuPo ku ke parti ti mer fratello ti njeh ngjyra te tjera
PërgjigjuCa thua mor hajvan
Lek dun ato per intervistat se se kan problem se ca po thu
Përgjigju