Rama intervistë për median italiane ‘La7’: Marrëdhëniet Shqipëri-Itali jo të varura nga ngjyrat e qeverive në Romë e Tiranë

Rama intervistë për median italiane ‘La7’: Marrëdhëniet Shqipëri-Itali jo të varura nga ngjyrat e qeverive në Romë e Tiranë

Kryeministri Edi Rama intervistë për median italiane

Për kryeministrin Edi Rama marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe në Tiranë, por se dy vendet kanë një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti.

Kështu deklaroi në një lidhje direkte për televizionin italian, La7.it në emisionin ‘In ONDA’ kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili foli edhe për vizitën e Giorgia Melonit në Shqipëri.

Rama tha se ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar.

Kryeministri shtoi se ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh.

‘Në këto 30 vite marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe Tiranë. Është çështjes historie! Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh.’- tha Rama.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 23/08/2023 13:33

    SEI IL PIU GRANDE POLITICANO DI TUTTI IN ASSOLUTO

    Përgjigju
  • timi: 23/08/2023 08:04

    po ku ke bese ti do kesh parti ahaha

    Përgjigju
  • Timi: 23/08/2023 06:08

    Po ku ke parti ti mer fratello ti njeh ngjyra te tjera

    Përgjigju
    • Elisa: 23/08/2023 09:28

      Ca thua mor hajvan

  • Lek: 22/08/2023 23:22

    Lek dun ato per intervistat se se kan problem se ca po thu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?