Rama ironi me Shehajn: Fëmijët këta trima shohin në TikTok, s’kemi ca i bëjmë një deputeti që pengon të tjerët të flasin

 

Nga një takim ku njoftoi mbylljen e TikTok për një vit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe deputetin opozitar Agron Shehaj, i cili në seancën plenare të së enjtes bllokoi për 4 orë foltoren duke kërkuar interpelancë me Belinda Ballukun.

Pa e përmendur me emër, Rama tha se nuk kanë çfarë i bëjnë një deputeti që pengon me trup të tjerët të flasin, duke theksuar se modele të tilla dhune i ndjekin edhe fëmijët.

S’kemi ca i bëjmë deputeti që del te foltorja dhe i pengon me trup të tjerët të flasim. Por ku kjo dhe shumë të tjera si këto marrin rrugët e Facebook, TikTok e të tjera dhe kur u shfaqen fëmijëve tanë, se në TikTok nuk del plani i ri i veprimit. Në TikTok nga kjo ngjarje mund të dalë vetëm nëse unë bie nga shkallët atje. Dhe kur fëmijët tanë, adoleshentë shikojnë një trim, apo një tufë me trima që nuk lënë të tjerët të falsin, atyre u pëlqejnë më shumë këta trima dhe duan t’i kopjojnë kur del mësuesi atje para ose kur një shok i klasës e ka seriozisht që do të japë mësimin apo provimin. Ky është efekti i gjithë kësaj, se TikTok në fund të fundit promovon çfarë gjen nëpër rrugët e politikës dhe mediave tona. Këtyre ne nuk kemi çfarë t’iu bëjmë, por ne mund të bëjmë shumë brenda për brenda hapësirës ku mësuesi prindi dhe fëmija janë bashkë.


Lajmi kryesor:

TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty