Rama ironizon PD-në: I bënë rrugët si të presësh kostum për mua me masat e Braçes e Finos (VIDEO)

Gjatë fjalës në prezantimin e projektit të segmentit Milot-Fier, kryeministri Edi Rama krahasoi në mënyrë ironizuese qeverinë e tij me qeverinë e mëparëshme, PD-në, që sipas tij thonë se kanë investuar shumë për rrugët e Shqipërisë, por që sipas tij është vetëm propagandë. Rama e krahasoi situatën me një rrobaqepës që pret një kostum për të me masat e dy deputetëve, të Erion Braçes dhe Bashkim Finos. Ai shton se ata bënë tendera dhe jo 11 kilometra rrugë për të cilat propagandojnë gjatë gjithë kohës.

“Si të presësh një kostum për mua e masat për krahët t’ia marrësh Braçes, masat për pantallonat t’ia marrësh Bashkim Finos, masat për supet t’ia marrësh…, me gjeni një tjetër të gjatë se nuk më kujtohet”, ka thënë Rama.


Lajmi kryesor:

Hapet gara për koncesionin e Milot- Fier, Balluku: Do jetë me pagesë! Rama: 1.2 mld euro investim! Denaj: 22 mijë vende të reja pune


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën