Rama: Jemi në borxh me kohën dhe Policinë e Shtetit, do vëmë në praktitë standarde si në vendet e BE (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në objektivat e ardhshme, qeveria do bëjë të mundur krijimin e kushteve për Policinë e Shtetit të njëjtat si në vendet e Bashkimit Europian. Rama tha se armiku më i madh i Policisë së Shtetit është mungesa e vëmendjes nga shteti, dhe kjo sipas Ramës është eleminuar me ardhjen në pushtet të socialistëve.

"Në fund, dua të them që, nëse me RENEA-n, ne sot ndjehemi kryelartë sepse shlyem një borxh dhe i kemi vënë në dispozicion të gjithë këtë strukturë mbresëlënëse, ultramoderne jemi në borxh me kohën dhe me Policinë e Shtetit deri kur të kemi vënë në dispozicion të studentëve një Akademi Sigurie të të njëjtave standarde si këtu, të kemi vënë në dispozicion të FNSH një strukturë të të njëjtave standarde si këtu dhe të kemi vënë në dispozicion të Policisë së Shtetit një laborator shkencor të të njëjtave standardeve si në vendet e BE. Këto janë 3 objektiva të të sotmes dhe për të treja këto puna fillon sot. Akademia e Sigurisë do kthehet në një strukturë model në rajon, në çdo aspekt. Reparti i FNSH do jetë një tjetër model në çdo aspekt dhe laboratori shkencor patjetër që është një domosdoshmëri alarmante si rezultat i nevojës për ta sofistikuar policinë e shtetit në kushtet kur krimi sofistikohet çdo ditë. Armiku më i madh i Policisë nuk është krimi, por është vetmia që lind nga mungesa e mbështetjes nga shtypja, apo mungesa e vëmendjes për ta dëgjuar. Më vjen shumë mirë që me qeverinë që unë drejtoj qysh nga dita e parë, ky armik është asgjësuar. Ne nuk kemi bërë sa kemi dashur për Policinë e Shtetit, por kemi bërë gjithçka kemi mundur. Ne nuk kemi arritur ende t’i plotësojmë Policisë së Shtetit të gjitha nevojat, por kemi bërë gjithçka që ajo sot të ketë më pak nevoja se dje. Nuk kemi bërë sa kemi dashur për shpërblimin e forcave të Policisë së Shtetit, por ama kemi bërë gjithçka dhe sot Policia e Shtetit është shumë herë më e mirëpaguar seç ishte dje. Nuk kemi bërë gjithçka kemi dashur edhe për kushtet, por sot mund të themi me plot gojën se kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe gjithçka mundemi do vazhdojmë të bëjmë duke respektuar maksimalisht autoritetin e policisë së Shtetit, autoritetet drejtuese të, saj që, për herë të parë në historinë e 30 viteve nuk janë të trysnuara nga urdhrat nga lart në kundërshtim me ligjin apo në kërkim të influencave të çdo lloji, forcave speciale që për herë të parë në këto 30 vite, gjatë viteve të fundit nuk janë tradhtuar në operacionet e tyre dhe vetë RENEA-s, historia e së cilës nis me një ndërhyrje në një emergjencë civile në ‘91 pas një përmbytje shumë të furishme ku një efektiv i kohës rrezikoi jetën, u hodh në ujin e akullt dhe shpëtoi 3 barinj në rrezik mbytjeje. Është një histori që ka shënuar shumë akte të tilla. Ne nuk kemi bërë gjithçka kemi dashur për të gjithë djemtë dhe vajzat e RENEA-s, por kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të bëjmë gjithçka mundemi edhe në vitet në vijim, në mënyrë që të gjitha të mirat që shoqëria, shteti, kombi ka parë nga këto forca të shtohen dhe gjithnjë e më shumë mirësi nga shteti të kenë të gjithë ata që shërbejnë me uniformë së bashku me familjet e tyre. Duke qenë se është fillimi i vitit unë dua që t’u përcjell me këtë rast një përshëndetje shumë të përzemërt të gjitha familjeve, të gjitha nënave të atyre që janë nën uniformë, baballarëve, bashkëshortëve, bashkëshortëve, fëmijëve, duke i siguruar se respekti im dhe yni për njerëzit e policisë së shtetit është i palëkundur dhe se në vazhdimësi do përpiqemi që këtë respekt ta tregojmë me vepra duke bërë më të mirën në mënyrë që edhe ata që përcjellin shërbëtorët e shtetit në mëngjes të ndihen më mirë dhe në mënyrë që të gjithë fëmijët e policisë së shtetit të kenë një të ardhme më të mirë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe shumë respekt për të gjithë ata që shërbejnë dhe kanë shërbyer në gjithë këto vite në policisë e shtetit!", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Inaugurohet 'shtëpia' e re e RENEA-s në Yzberisht! Rama paralajmëron sulmin kundër KÇK: Paketa po konsultohet me SHBA-BE (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj