Rama: Bizneset që do të hapen javën tjetër dhe kur do të nisë lëvizja e makinave! Një lajm i mirë për shqiptarët që duan të punojnë në Greqi

Rama: Bizneset që do të hapen javën tjetër dhe kur do të nisë lëvizja e makinave! Një lajm i mirë për shqiptarët që duan të punojnë në Greqi

Foto ilustruese

Një lajm i mirë për të gjithë punëtorët sezonalë shqiptarë që shkojnë në Greqi. Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme u shpreh se pas shqetësimit të konfederatës greke, është duke diskutuar me vendin fqinj për të hapur rrugën për të shkuar në Greqi për të punuar. Të njëjtën gjë, tha Rama jemi gati ta bëjmë edhe me Malin e Zi.

"Ne jemi duke diskutuar me palën greke, kemi pasur edhe një kërkesë, nxitje apo shqetësim të shprehur nga mos gabohem një konfederata e agro-përpunuesve që kanë shprehur këtë shqetësim dhe ne jemi duke diskutuar për të hapur rrugën për të shkuar në Greqi dhe nuk kemi asnjë problem që të bëjmë edhe për ata që janë punonjës sezonalë në Malin e Zi" tha Rama në 'Opinion' te Tv Klan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Rama tregon kur do të lejohet lëvizja e makinave dhe kur do të dalin pensionistët nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në 10-15 ditët e ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve. Për kufijtë, kreu i qeverisë tha se do të shikojmë cfarë do të bëjnë të tjerët, ndërsa për pensionistët theksoi se lehtësimet për të dalë nga shtëpia do të fillojnë në maj.

"Për kufijtë do të shikojmë se cfarë do të bëjnë edhe të tjerët, një hapje të ngushtë po e bëjmë të shtunën me fluturimet e riatdhesimit. Unë besoj që në maj do të jetë një periudhë e bukur tranzicioni që do të ketë gjithmonë e më shumë lehtësira, do të fillojmë të lehtësojmë pensionistët për të dalë dhe për të marrë ajër, do të lehtësojmë aktivitetet që thashë, lëvizjen e automjeteve. Në 10-15 ditët e ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve" tha Rama.  

Ora 21:59
Masat lehtësuese/ Rama sqaron cilat janë bizneset e para që do hapen në ditët në vijim: Ndahen në tre kategori

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike ndarjen e bizneseve sipas tre kategorive, në bazë të së cilave të nisë zbatimi i masave lehtësuese. Që do të thotë, jo të gjitha bizneset do mund të vijojnë aktivitetin e tyre në javët në vijim, ku dhe është parashikuar që të ketë një lehtësim të masave, kjo për shkak të një kurbe që ka pësuar rënie.

Tre janë kategoritë: bizneset me risk të ulët, të cilat referuar kreut të qeverisë, do të jenë të parat që do të hapen në ditët në vijim në kuadër të masave lehtësuese. Këtu bëjnë pjesë tregtimi me pakicë të veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, të mobileve, pajisjeve të ndriçimit, të luleve, orëve bizhuterive, të lodrave për fëmijë. Megjithatë, edhe pas hapjes, ato do të funksionojnë në rregulla të forta sigurie, sipas disa protokolleve për të cilat Rama tha se do të jenë gati shumë shpejt.

Më pas, janë ato të bizneseve me risk të mesëm, ku bëjnë transporti urban, tregtimi i mallrave të përdorura, autoshkolla dhe në fund bizneset me risk të lartë.

"Bizneset me risk të ulët: Ku merren parasysh një sërë kriteresh, shitje me pakicë, tregtimi me pakicë të veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, të mobileve, pajisjeve të ndriçimit, të luleve, orëve bizhuterive, të lodrave për fëmijë) kjo është fasha e parë që duam ta hapim në ditët në vijim. Të hyjë në fuqi Kodi i Ri Penal. Java e ardhshme do jetë vendimtare me rregulla dhe protokolle të qartë.

Bizneset me risk të mesëm: Transporti rrugor urban, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, tregjet, autoshkollat, tregtia me pakicë në tenda e tregje

Bizneset me risk të lartë: restorantet që nuk kanë delivery, aktivitete e argëtimit, arsimi, aktivitete sportive, palestrat,  transporti ndërurban", tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 18/04/2020 11:33

    Rama Mafia burgos e len brenda mbar popullin per me u ba tiran.Birisha i dha liri popullit me dal e me da qief

    Përgjigju
  • Aristoteli: 17/04/2020 12:52

    Kujdes kur te ktheheni se mos ju gjobisin, ska bes greku.

    Përgjigju
  • Emi: 17/04/2020 12:10

    Nje lajm i mir per skllevrite shqiptar si po nortojn bote e shpin e vete jan te funite.

    Përgjigju
  • opioninion: 17/04/2020 10:42

    edi mos hap biznese dhe lokale se do kete propleme

    Përgjigju
  • Ilir: 17/04/2020 08:34

    Mendoj se dënimet me burg në aspektin e afatetve të burgimit duhet të bëheshin më të arsyestuara nëpërmjet një studimi, duke i përcaktuar drejt dhe duhet të ishin bërë edhe në bashkëpunim me grupet e interesit si dhe me specialistë të fushës. Përvoja e bërjes së ndryshimeve në ligj në mënyrë urgjente bën që vetë ligji të ketë të meta të cilat mund të bëjnë që vlera e tij të bjerë dhe të mos japë ndikimin e tij për të cilin është bërë.

    Përgjigju
  • Tata: 17/04/2020 08:25

    Po berberët?

    Përgjigju
    • sahit: 19/04/2020 13:32

      po duhen hap

  • Habibi: 17/04/2020 03:31

    Po presim qe te jeni gati me italin,mos harroni se edhe atje ka shqiptar qe dua te kthehen ne shqiperi te visitojn te afermit e tyre

    Përgjigju
  • Erald: 16/04/2020 23:05

    Nje gje nuk kuptova, transporti interurban me 50 veta ne autobuz ulur ne sedilje me risk te larte, transporti urban ne Tirane me 200 veta ne autobuz, ku hipin e zbresin ne cdo stacion me risk te mesem

    Përgjigju
    • Ilir: 17/04/2020 08:42

      Është e vërtetë, që transporti i udhëtarëve me çdo lloj transporti paraqet rrezik të lartë dhe nuk është e drejtë që lëvizja e udhëtarëve me mjetet e ndryshme të transportit të ndahet në biznes me risk të mesëm ose të lartë, po duhet të jetë në grupin e bizneseve me risk të lartë.

  • Rahman Gashi: 16/04/2020 22:24

    Pse vella e bere kete. Qe barkderrat grek te rin tavernave dhe shqiptaret te punojn si qen arrave. Te semuret shqiptari per 400 euro dhe greku te behet i pasur ne kurriz te popullit shqiptar.ata njerez te felliqur o Edi Rama .ca spo bejn te blookojn shqiperin ne 30 vitet e fundit

    Përgjigju
    • miri: 17/04/2020 17:20

      nuk eaht gje e keqe te shkojn shqipetaret te punojn ne greqi sepse mbajne familjet me ato lek , por e mira do te ishte te jepej ligji per viza pune afat shkurter , qe ata pak dite pune te njiheshin ligjerisht , ( apo e kan me te thjesht keshtu greket me punuar ne te zeze ) kesaj i thojne ne bejme sikur punojm dhe shteti ben sikur nuk na shikon

    • Fatos: 17/04/2020 13:21

      O zoteri ti mire e ke po te dish dicka se emegrimi e ka mbajtur shqiperine me lek dhe gjithcka, dhe jo vetem ne personalisht. Kemi mar lek ne vendet fqinje dhe i sjell ne shqipri,kemi mbajtur veten tone she shqiperin ne kembe. Ne radh te pare ne veme per veten tone per pune jashte vendit kudo qe te jet nuk na detyron njeri. Po ndaloi emigrimi mbaroi dhe shqiperia ta veme ne vesh mire kete.

    • Fabio Esmeralda: 17/04/2020 07:27

      Sepse ka njeres qe te ardhmen e tyre e kan te lidhur me fushat ne greqi aty sigurojne jetesen ti ndoshta vella e ke krypur djathin dhe ste intereson shum por kjo nuk eshte vetem ne te mir te grekerve por edhe te te gjith atyre shqiptareve qe e kam te lidhur te ardhmen me kto fusha dhe le te jen te hapur kufit me pak kujdese dhe me distanc asgje nuk do ti gjej shqiptaret ne fusha

    • Habibi: 17/04/2020 03:34

      Ashtu eshte ore vella po keta nuk e kuptojn se greku eshte i poshter,nuk ka me dinjitet,atdhetari

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Armiku i Ervis Martinajt u vra në sy të djalit në qendër të Athinës, kush është Roan Brahimi

FOTO/ Armiku i Ervis Martinajt u vra në sy të djalit në qendër të Athinës, kush është Roan Brahimi