Mbyllja e kufijve nga koronavirusi, grekët ‘qajnë’ punëtorët shqiptarë

Mbyllja e kufijve nga koronavirusi, grekët ‘qajnë’ punëtorët shqiptarë

Shumë grekë ankohen për dyndjen e shqiptarëve në vendin e tyre por mesa duket ekonomia e vendit fqinj nuk bën dot pa ta, e sidomos sektori i bujqësisë. Mbyllja e kufijve me Shqipërinë për shkak të epidemisë së koronavirusit ka sjellë një mungesë të theksuar të punëtorëve në sektorin e bujqësisë. Lajmi bëhet i ditur nga "CNN Greece që i referohet presidentit të Organizatës së Fermerëve të Frutave, Kristos Janaqis.

Problemi është shumë më i madh, sidomos në zonat e veriut të Greqisë aq sa po mendohet një zgjidhje për gjetjen e krahut të punës në kampet e refugjatëve nga Lindja. Janaqis ka theksuar se do shkojnë në kampet që ndodhen në Greqinë e Veriut për tu bërë thirrje emigrantëve të shkojnë të punojnë në bujqësi. Por edhe kjo fermerëve grekë nuk iu duket zgjidhje, pasi punëtorët sezonalë shqiptarë janë të specializuar në sektorin e bujqësisë, ndërsa emigrantët nga Lindja jo.

Sipas presidentit të Organizatës së Fermerëve të Frutave shteti grek duhet të gjejë një formulë që të lehtësojë qëndrimin e punëtorëve sezonalë shqiptarë në Greqi pasi nëse mbyllja e kufijve vazhdon deri në muajin maj atëherë sektori I bujqësisë, sidomos në Greqinë e Veriut do të ketë problem të mëdha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drilon: 23/03/2020 19:56

    Greqia ka mbajt me buk shqiptar e shqiptar ka pas dhoj dhoj burgaxhinj ajdut kreminela e tjera po ju qe e shani grekun kur hapet puna tureni si delet

    Përgjigju
  • Anonim: 23/03/2020 10:25

    Po vjen dita dites edhe po shtohen vdekjet do rriten shifrat prandaj o popull behuni te vetedijshem rrini ne shtepite tuaja se po vdiqet cfare do shikoni O EDI RAMA duhet izolu ky vent edhe me dhune po qe se eshte nevoja

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/03/2020 04:43

    Të mbyllen pergjithmone kufijte me jorgote, mjaft më!

    Përgjigju
    • Kafsha: 23/03/2020 20:08

      Ore njerëz injorantë, shqiptarin nuk e mbajti jorgoja me buke por shqiptari e mbajti vet veten e tij. Jorgoja e shqelmon ndersa shqiptari shikon punen e tij. Turp të keni qe u eshte shpelarë truri, o trushpelare ! Ju qe shkruani keshtu e mbajtet vete veten me buke nuk u mbajti jorgoja. Po të ishte për jorgone do u shkelte si miza ashtu siç u shkeli!

    • Toni Tirane: 23/03/2020 18:14

      Greket kane mbajtur me buke dhume emigrante Shqiptare. Me Greqine kemi shume marredhenie.

    • Kthella: 23/03/2020 08:53

      Jorgot kan mbajtur me buk me mijra Shqiptar mor pleher raciste . Te mir apo te keqinj i gjykon Zoti , por e rendesishmja na kan punsuar andej dhe kemi ardhur kendej e kemi investuar, dikush ka bere shtepi , ndonje biznes te vogel, dikush tjeter ka shikuar ndonje biznes andej dhe ka ardhur e ka zhvilluar ne vendin tone. Se ka plehra komuniste si puna jote nuk ec vendi perpara , keshtu bejne dembelet komunist rrijn gjith naten duke komentuar te tjeret e gjithe diten gjum e pastaj duan komunizmin , dhe jan xheloz per tjeret qe me djerse jan pasuruar me teper se ato ! Zoti na ruajte prej komunistave dhe filozofise helmuese tyre !

  • Alvanos: 22/03/2020 18:23

    Hej greqia na sugaminos timanos GREQIA..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë