Rama: Ka 1 milion të papunë,
do heqim asistencën sociale
Në vijim të diskutimeve për programin e ardhshëm qeverisës “Për një Rilindje Shqiptare”, socialistët kanë mbledhur sot në mesditë tryezën për punën dhe punësimin. Kryesocialisti: Do të hapim 300 mijë vende të reja pune, dhjetëfishojmë fondet për punësimin.
TIRANË - Punësimi në Shqipëri është një problem jetik për Partinë Socialiste. Nisur nga ky fakt dhe në vijim të diskutimeve për programin e ardhshëm qeverisës “Për një Rilindje Shqiptare”, socialistët kanë mbledhur sot në mesditë tryezën për punën dhe punësimin. Kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë se ka dështuar me të gjitha politikat e saj për punësimin.
“7 vjet qeverisje nuk kanë arritur të ndryshojnë asgjë në drejtim të punësimit. Është kapërcyer shifra e 1 mln të papunëvr që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar. Asnjë reformë nuk ka sjëllë punësimi: As Shqipëria 1 euro, as Shqipëria superfuqi energjitike. Punësim nuk ka sjellë as mbjellja imagjinare e miliona ullinjve dhe as taksa e sheshtë. Madje, kjo e fundit ka thelluar hendekun mes një shumice dhe një pakice pak të paguar”, tha Rama.
Ai më tej akuzoi INSTAT se nuk publikon të vërtetat e realitetit shqiptar.
“Nëse pranohet se në cdo dy shqiptarë në moshë pune, vetëm njëri punon, atëherë pse qenkan të pavërteta konstatimet tona se janë 1 mln të papunë? Të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë, nuk janë në gjendje të japin shifrën zyrtare”, deklaroi kryesocialisti.
PROGRAMI: 300 MIJË VENDE TË REJA PUNERama tha se me ardhjen në pushtet të socialistëve do të dhjetëfishohet financimi publik për punësimin.
“Ne besojmë se duke vlerësuar rezervuarin e madh të papunësisë dhe punësisë në fshat mund të shënjestrojmë objektivin e 300 mijë vendeve të reja të punës. Nëse Shqipëria do të zgjidhë problemin e ekonomisë, një moment për ta bërë është rritja e ekulibrit gjinor”, deklaroi ai.
Sipas Ramës do të luftohet koncepti skandaloz të asistencës për të papunët, por duke synuar mbështetjen përmes punës.
Takimi, u drejtua nga Arbi Mazniku. Ai ka bërë një përmbledhje të situatës, ku sipas shifrave zyrtare numërohen rreth 1 milion të papunë. (vijon)
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.3%
-
Jo
18.8%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 3873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga takimet zyrtare te prezantimi i TEDA Tirana, Veliaj përmbyll vizitën dy ditore në Japoni: Më shumë bashkëpunime në biznes, turizëm dhe politikë
19 Maj, 20:47
-
VIDEO/ Ndeshja e lamtumirës, Jurgen Klopp këngë për trajnerin e ri të Liverpool
19 Maj, 20:45
-
Meta prezanton nga Berati programin e PL për mbrojtjen e familjes: Këta që sjellin ligjin për surrogacinë do ti hedhim në Lanë
19 Maj, 20:40
-
VIDEO/ Pak para aksidentit, publikohen pamjet e presidentit Raisi duke udhëtuar në helikopter
19 Maj, 20:29
-
Maliq, po pastronte armën e gjahut, vritet aksidentalisht një person në fshatin Zëmblak
19 Maj, 20:27
-
VIDEO/ Inter barazon në fund 1-1 Lazion, tifozët spektakël në stadium
19 Maj, 20:09
-
Qeveria iraniane: Kemi kontaktuar me dy persona që ndodhedhin në bordin e helikopterit
19 Maj, 20:08
-
Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024
19 Maj, 19:58
-
'Ethet e Shqipërisë Turistike': Tirana destinacioni i tretë pas Myhihut dhe Tokios
19 Maj, 19:57
-
Mero Baze: Shqipëria dhe Greqia nuk flasin hapur për thelbin e krizës mes tyre
19 Maj, 19:52
-
Sezoni turistik veror, Vlora ‘zien’ nga vendasit e të huajt! Turistët: Në Shqipëri na pëlqen ushqimi, natyra e njerëzit
19 Maj, 19:47
-
Lideri suprem i Iranit: Lutuni për shëndetin e Raisit
19 Maj, 19:40