Analisti Kreshnik Spahiu duke komentuar figurat në listat e PS-së dhe PD-së, tha se në rastin e PS-së kemi një listë lufte.
Spahiu tha se opozita luan akoma me Sali Berishën, ndërkohë që socialistët janë koshientë që përqindja më e madhe e publikut nuk do njerëz ricikluar
‘Njëherë themi pse nuk rinovohet një parti, sikur kjo opozitë të humbi dhe këtë herë, kush është karta e fortë e qeverisë, ajo thotë unë kam forcë të ndryshoj kurse opozita luan me Sali Berishën, ata janë koshientë që përqindja më e madhe e publikut nuk do njerëz ricikluar, votojnë më shumë Agronin dhe zonjat se ata që 30 vjet ja kanë marrë shpirtin.
![]()
Ku ndryshon lista fituese me atë humbëse, ata që ndihen fitues e kanë veten në fund, si Xhafaj, Balla, Ruçi, Rama u ka thënë ose më sillni mandatin e tretë ose qërohuni, Rama ka bërë një listë lufte.’- tha Spahiu në Open.
Pak ditë më parë dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ajo që i dallonte ishte pikërisht nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e sigurt.
Ndërsa demokratët ju përmbajtën përgjithësisht një rreshtimi që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, socialistët zgjodhën të kundërtën, duke vënë në pjesën fundore të pjesës së sigurt emrat e drejtuesve politikë të qarqeve.








Komente
Komento