Kadastra nuk do të ekzistojë më si sportel dhe të gjitha shërbimet që sot kryhen aty, do të kalojnë online. Kështu bëri me dije sot kryeministri Edi Rama nga Shkodra, ku prezantoi ligjin e ri për Bashkëqeverisjen.
"Kadastra do mbyllet si sportel për të aplikuar që të heqim dhe sekserët. Po bëjmë, i kemi dhënë shtysë të re, procesit të digjitalizimit të plotë të kadastrës që brenda këtij mandati titulli i pronësisë të të vijë në telefon. Është e mundur të mos shkohet fare në kadastër për të aplikuar, sportelet e kadastrës do mbyllen. I bëjmë këto takime për t'i thënë shqiptarëve që keni një Shqipëri të re. Qytetarët për të marrë një shërbim kanë qenë të detyruar që të shkojnë në zyra të tjera për të marrë dosjen, shkojnë kërkohen shumë letra, për të marrë një dokument duhet të bësh 10 radhë, kjo nuk do ekzistojë më, ti do bësh vetëm aplikimin, dhe të gjitha letrat që ti deri më sot i merr ti nëpër zyra do i siguroi vetë zyra ku t'i aplikon. Nuk do kesh më nevojë të çosh dëshmi penaliteti" .
Sipas Ramës, synimi është digjitalizimi i plotë i Kadastrës, duke shtuar se do të bëhet e mundur edhe që titulli i pronësisë qytetarëve t'i shkojë në telefon, nga ku bëjnë aplikimin.
"Kështu të gjithë sekserët dhe të gjithë kanalet e llumit ku qytetarët kanë qenë edhe janë sot e gjithë ditën të detyruar të kalojnë për të zgjidhur halle me kadastrën, nuk do kenë më mundësi, por në ndërkohë, nëse sot ti aplikon për të marrë një titull pronësie ende nuk është e mundur që përgjigjen ose më saktë titullin e pronësisë ta marrësh po në kompjuter apo në telefon, pra ta marrësh online, duhet ta marrësh fizikisht. Ajo që po bëjmë tani është që i kemi dhënë një shtysë të re, edhe një fond plus procesit të digjitalizimit të plotë të kadastrës dhe duam që brenda këtij mandati titulli i pronësisë të të vijë në telefon, të të vijë në kompjuter. Të mos ketë më asnjë lloj lidhje e komunikimi me godinat, me njerëzit në godina e të tjera e të tjera. Ti aplikon dhe brenda 1 minute, 60 sekondash, ty të vjen letra. ", shtoi kryeministri.
Për Ramën, dixhitalizimi është një pike e madhe kthese në luftën kundër korrupsionit në administratë.
"Këtu është një pikë e madhe kthese, edhe në luftën kundër korrupsionit në administratë dhe në luftën kundër ryshfetit në raportin mes administratës dhe qytetarit. Pra të gjithë ata që rrinë nëpër sportele prej 30 vitesh e që e kanë mendjen të shohin tek xhepat, duke pritur sikur hap kasapi dyqanin në mëngjes, 8 orë, ata nuk do shohin më njeri, por do shohin vetëm ekranin e kompjuterit dhe aty tek ekrani i kompjuterit do punojnë për çdo njeri, do mbledhin, do bëjnë dosjen gati për çdonjërin për t’ia dhënë shërbimin e nuk do i thonë 'ik bëje ti dosjen gati në të gjitha pikat', u shpreh ai.
Doganat jane infeksion mikrob i pasherushem
PërgjigjuSic bere me kadastren fillo me doganat se jan bere doganieret te pasur.na dalim te trau sikur e kan pronen e babes Filloje nga Drejtoria e pergjithshme se cdo gje behet vetem per te vjedhur
Përgjigju