Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Spanjë për një vizitë 2 ditore, gjatë ditës së sotme është takuar në Madrid me rektoratin e Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë.
Kreu i ekzekutivit njoftoi se me këtë universitet po punohet për kampusin e Gjirokastrës. Sipas Ramës, një bashkëpunim i tillë do t’u japë mundësinë studentëve të Gjirokastrës mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED pa qenë e nevojshme të lëvizin jashtë Shqipërisë.
“Madrid - Mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve tanë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria”- shkruan Rama.
Problemi eshte se ska me Student
Përgjigju