Gjatë mitingut të mbajtur në Kavajë, kryeministri Edi Rama tha se kandidati i PD-së në Bashkinë Kavajë, Engjëll Cara me daljen e parë jashtë vendit nuk njihte vijat e bardha dhe as semaforët.
Rama: Më 21 qershor të gjithë, socialistë dhe demokratë votoni si kavajas. Votoni SHQIP, jo SHQUP. E të votosh SHQIP në Kavajë do të thotë të votosh Elvis Roshin. Vota SHQIP në 21 qershor është vota në drejtimin e duhur, vota SHQUP është vota për drejtimin e paditur.
Që të mos ta marrim shumë seriozisht këtë kandidatin tjetër këtu, - nuk i kam marrë leje Vinit, - po më ka treguar shumë kohë më parë sesi e ka pritur në daljen e tij të parë jashtë shtetit këtë Anxhelon në Itali dhe sesi ka qenë duke e shkelur makina sepse nuk njihte as vijat e bardha, as semaforët ai. Shyqyr që ka shpëtuar!
Shumë mirë që i ka mësuar vijat e bardha, shumë mirë që i ka mësuar semaforët. Do të kishte qenë mirë të kishte paguar dhe taksat e bashkisë se nuk mund të bëhet kryetar bashkie dikush që nuk ka paguar asnjë taksë për bashkinë ku jeton.
Ju nuk keni nevojë që t’ju them unë se kë duhet të zgjidhni sepse Kavaja zgjedhjen e vet e ka bërë. 21 qershori duhet të jetë jo një betejë, por një festë e madhe demokratike për të gjithë bashkinë e re të Kavajës. Në 21 qershor të gjithë vajza, djem, gra, burra të derdhen në qendrën e votimit për dinjitetin e rifituar të Kavajës.
Rroftë Kavaja!
/Shqiptarja.com