Rama: Koalicioni PS-LSI aks
strategjik, bashkë në zgjedhje

Rama: Koalicioni PS-LSI aks<br />strategjik, bashkë në zgjedhje
Kryeministri Edi Rama shuan dyshimet mbi të ardhmen e koalicionit të majtë, pas shkeljes së afateve të regjistrimit të aleancave zgjedhore në KQZ. 

Dilemave se dy partitë kryesore të maxhorancës mund të shkonin të vetme në zgjedhjet e 18 qershorit, Rama u dha përgjigje nga foltorja e Kuvendit duke deklaruar se boshti i koalicionit të majtë do të jetë pikërisht PS-LSI. 

"Nuk kishim asnjë motiv që të regjistronim koalicionin duke i mbyllur rrugën PD-së. Jemi këtu për të konfirmuar atë që kemi shprehur vazhdimisht: nuk jemi parti, por koalicion. Ata që kanë shpresuar që të godasin koalicionin, janë zhgënjyer. Nuk është aks strategjik për karrige, por për reforma. Nëse në këtë proces ka pasur qasje të ndryshme, kjo nuk ka nënkuptuar për asnjë sekond ndonjë lëvizje nga marrëdhënia kontraktuale me 1 milion njerëz që na kanë votuar, por ka qenë shprehje e dy opinioneve të ndryshme me si mund të lehtësohet rruga e zgjidhjes për të nxjerrë PD-në nga një qorrsokak ku është futur vetë”, u shpreh Rama.

Afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve në KQZ skadoi mesnatën djeshme.

Ndërkohë, PS dhe LSI iu drejtuan një ditë më parë përmes një letre Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatin për koalicionet, me qëllim që t'i jepet një tjetër mundësi opozitës për t'u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg