Rama konfirmon: Jessie J
më 29 Nëntor këndon në Tiranë

Rama konfirmon: Jessie J<br />më 29 Nëntor këndon në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar ardhjen e këngëtares së njohur britanike Jessie J, në koncertin për 70-vjetorin e festës së çlirimit.

Nëpërmjet një fotoje në profilin e tij në Facebook ai ka paralajmëruar gjithashtu festimet që priten të zhvillohen për datën 29 Nëntor që përveç festës së Çlirimit është kthyer në traditë edhe festimi i Natës së Bardhë.

"Nata e bardhë e Çlirimit më magjike se asnjëherë në 29 Nëntorin e Shtatëdhjetë Vjetorit", -ka shkruar Kryeministri Rama në postimin e tij.

Ka qenë vetë këngëtarja britanike Jessi J e cila disa ditë më parë ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Facebook se do të perfomonte në datën 29 Nëntor në Tiranë me rastin e festës së 70-vjetori të Çlirimit.

rama fb

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje