Kryeministri Rama e ka cilësuar një absurditet faktin se Kosova është i vetmi vend në Europë që nuk lëviz lirshëm pa viza. Për këtë sipas Ramës e ka fajin vetë BE që nuk mban fjalën, pasi populli i Kosovës kur ishte nën regjimin e Jugosllavisë lëvizte lirshëm me pasaportat e Milosheviçit, ndërsa sot si i vetëm vend europian i çliruar nga NATO nuk mund të lëvizë dot pa viza.
"Ju duhet të lëviznit lirisht pa viza prej disa vitesh, dhe jeni i vetmi komunitet në Europë që iu kërkohen vizat dhe jeni komuniteti i vetëm që Aleanca Euro-Atlantike ka çliruar nga një diktaturë etnike, ky është një absurd. Gjyshërit tuaj më pasaportën e Milosheviçit lëviznin të lirë, ju sot nuk lëvizni dot të lirë, pse se BE nuk mban fjalën. Ashtu siç iu thanë të gjithëve , iu tha edhe Kosovës do bëni këto dhe do iu liberalizojmë vizat. I bëri Kosova të gjitha, e thotë vetë BE dhe sot nuk i liberalizojnë.Ky është një turp. E kuptojnë, por nuk ju vjen turp dhe kaq. Për arsye të brendshme dhe kaq", tha Rama
Në lidhje me integrimin në BE, Rama tha se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mbetur peng i politikave të brendshme të BE, pasi sipas tij sot Bashkimi Europian drejtohet nga interesat lokale dhe sondazhe.
"Shqipëria duhet t’i kishte filluar negociatat, por nuk i fillon, tani na ka dalë historia e Bullgarisë. Ata nuk i bëjnë as mbajtjen peng të Kosovës, as Shqipërisë, nuk e bëjnë se janë kundër jush apo nesh, ata e bëjnë sepse kanë arsye të politikës së brendshme. Sot BE udhëhiqet nga interesat lokale dhe sondazhe dhe mbi bazën e sondazheve veprojnë. Janë 27 palë zgjedhje vendore, 27 të përgjithshme, , rajonale e europiane brenda 4 vitesh dhe imagjinoni tani se çfarë bëhet.
E vetmja gjë që ka mbetur është që ne të bashkohemi këtu ku jemi në rajon, ku BE nuk vjen e na thotë dot mos kaloni ju lirisht mes jush apo mos zhvilloni ekonominë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Të përdorim diplomacinë, shqiptarët në Preshevë harrohen, serbët në Kosovë më të përkëdhelurit! Tensionet në veri të zgjidhen me dialog, ‘boomerang' nëse ndodh si me tarifën 100%
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Shqipëria pjesë e SEPA, lajmi fantastik jepet në eventin e Bankës Botërore! Por kush ishte prezent në këtë event?
22 Nëntor, 20:12
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga SEPA si qytetarë?
22 Nëntor, 15:19
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Shqipëria në SEPA/ Ambasadori Gonzato takim me Sejkon: Moment historik, qytetarët dhe bizneset më afër tregut unik të BE
22 Nëntor, 11:21
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32