“Ne do ta respektojmë deri në fund dokumentin themeltar të zgjedhjeve. As nuk do të tolerojmë shkeljen e njëanshme të Kodit Zgjedhor për të uzurpuar poltikisht KQZ-në dhe as nuk do të bëhemi pjesë e kurrfarë marrëveshjeje që anashkalon Kodin Zgjedhor, sepse ky problem nuk ekziston; sepse as PS, as LSI, as PD nuk ka më asnjë lloj të drejte të ndërhyjë në përbërjen e KQZ-së në momentin kur anëtarët e KQZ marrin mandatin.
Nuk bëhemi pjesë e kësaj shkeljeje por këmbëngulim që Shqipëria të mos pengohet të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme dhe kryeministri të mos përfshihet mbi KQZ. Kryeministri nuk ka të drejtë as mbi KQZ as mbi Lefterinë” - nënvizoi Rama në një prononcim për median mesditën e sotme.
"Kryeministri në ikje po e përjeton keq verën e një vetmie të madhe ku do të mbetet pas asnjë aleat serioz, fillikat si në vitin 1997 përballë furisë popullore, që do t’ japë fund sundimit të tij me votën e shqiptarëve në 23 qershor, por nuk është problemi im as i shqiptarëve që do të realizojnë rotacionin”- shtoi Rama nga selia e PS-së duke nënvizuar se në momentin kur anëtarët e KQZ kanë marrë mandatin nga Kuvendin ky i fundit nuk ka asnjë të drejtë mbi KQZ-në.
“KQZ nuk ka asnjë varësi nga Kuvendi dhe Kuvendi nuk ka asnjë të drejtë mbi KQZ, këtë e sanksionon Kodi Zgjedhor. LSI nuk ka asnjë të drejtë mbi anëtarin që e ka propozuar. Anëtari që është propozuar është shërbëtor i ligjit dhe i zgjedhësve, jo i partisë që e ka zgjedhur. Kryeministri nuk ka të drejtë mbi KQZ as mbi Lefterinë” “- nënvizoi Rama nga selia e PS-së.
Rama shton se PS nuk do të bëhet pjesë e asnjë lloj marrëveshjeje për ndryshimin e KQZ-së. "Nuk do ta pranojmë këtë shkelje dhe as do të bëhemi pjesë as një lloj diskutimi në cënim të Kodit Zgjedhor,”- tha Rama në një prononcim nga selia e PS-së.
RAMA: NUK DO TOLEROJME SHKELJEN E NJEANSHME TE KODIT
"Nuk tolerojmë shkeljen e njëanshme të Kodit për të uzurpuar KQZ-në dhe nuk do të bëhemi pjesë e asnjë marrëveshjeje që anashkalon Kodin Zgjedhor. I bëj apel kryeministrit që të kuptojë se duke u ndalur këtu dhe duke mos shkuar më tej i bën shërbim vendit dhe zgjedhësve. Është momenti të mendojë si të iki me nder dhe jo të rrijë me pahir në pushtet." - tha Rama.
RAMA: NDERKOMBETARET APEL BERISHES TE NDALE MARREZINE E DHUNSHME
Për Ramën edhe ndërkombëtarët e kuptojnë shkeljet e kryeministrit dhe po ia përcjellin drejtëpërdrejtë nëpërmjet deklaratave.
"Asnjëherë në këto 8 vjet shkeljesh të përsëritura kushtetuese e ligjore nga Kryeministri deklaratave të partnerëve të mëdhenj të Shqipërisë nuk kanë qenë më të drejtpërdrejta. Sepse asnjëherë më parë shkelja e kushtetutës dhe ligjit nuk ka qenë më e hapur sesa kjo përmes një nisme brutale për të zëvendësuar forcërisht anëtarë të KQZ-së... Kjo marrëzi e dhunshme nuk e komprementon fitoren e koalicionit tonë, pasi ne do e fitojmë aq thellë saqë edhe po ti numëroi votat në shtëpi, do jetë e pashmangshme"
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)