I pyetur se është në dijeni se inceneratorët janë ndërtuar me buxhetin e shtetit, Kryeministri Rama iu përgjigj edhe lidhjes që kryetarja e Komisionit Tabaku i bëri me arrestimin e ministrit Koka Kryeministri Rama tha se është krenar se ccfarë është bërë deri më tani me pastrimin e vendit. Ai tha se Koka akuzohet për korrupsion personal.
"Ish ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie. As për ndonjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Është nën akuzë për korrupsion që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Ndaj kur fola më parë e kishte një lidhje përgjigja ime. Lidhje midis mbledhjeve, vendimeve, funksionimi të të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive. Nuk ka lidhje fare. Është një marrëdhënie që dyshohet dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion. Por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar,impiantet nuk janë ndërtuar, apo revolucioni për të transferuar Shqipërinë nga një vend plot me plehra në një vend të pastruar nuk ka shkuar përpara. Në Elbasan dhe në Fier janë ndërtuar 2 vepra për të cilat unë jam krenar", tha Rama.
"Shqipëria ishte një grop plehrash në vitin 2013. Vetëm gjysma e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullumit të mbëtjeve. Gjysma tjetër rrisnin fëmijëve mes plehrave.
Në 2013 kishte vetëm 2 impiante të trajtimit të mbetjeve. Një ishte Bushati dhe tjetri ishte Sharra, i cili kaloi në emergjencë totale. Sot mbulohet 87.9 % e popullsisë. Sot nuk kemi 2 po kemi 5 impiante dhe kemi një situatë ku paralelisht me këto impiante ka edhe në Maliq, Berat dhe Vlorë. Financimi për këto është pjesë e këtij plani. Kam dashur që të ndërtohet një impiant përpunimi mbetjesh për prodhim energjie. Ka një term që ma ka mësuar avokat Ngjela që janë ‘lajthitje në objekt’, Tiranë nuk është e financuar nga shteti, dhe Fieri dhe Elbasani po", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Inceneratorët/ Rama 10 orë dëshmi, nxjerr blof Tabakun: 430 mln eurot e "aferës'' janë llogaritur nga PD për menaxhimin e mbetjeve deri në 2047-n! Shuma e investuar realisht: Vetëm 55.3 mln për Elbasanin e Fierin
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7945
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58