Rama: Kryeministri dëshmi
e suksesit të mafias në vend

Rama: Kryeministri dëshmi<br />e suksesit të mafias në vend
TIRANË – Kryesocialisti Rama në reagimin e tij pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Berisha ka deklaruar se kreu i qeverisë shqiptare është njeriu që përfaqëson më së miri mafian shqiptare.
Ai iu referua qëndrimit të djeshëm të Berishës për bankën gjermane KfW, gazetën “Zëri” dhe opozitën.
“Nuk di nëse tek mafia ai fut edhe partinë e koalicioni të tij. Kjo është çështje që i takon ta zgjidhin me njëri – tjetrin. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që të besojë se banka që përfaqëson shtetin gjerman të jetë mafioze dhe Saliu të jetë qelibari.

Tenderi është përfunduar dhe miratuar nga donatorët. Askush nuk e beson më Berishën për parimet e tij, kur pak javë më parë përcaktoi fitues në projektin fantazëm të Parlamentit të ri një kompani me cmimin më të lartë”, tha kryesocialisti në një dalje të posaçme për median.

Ai i ka kërkuar Berishës të mos bllokojë më projektin për linjën e interkonjeksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në emër të opozitës shqiptare, i bëj thirrje kryeministrit ta heqe postbnllokun e korrupsionit nga projekti dhe të mos damkosë më tej qeverinë me vulë antikombëtare turpi. Unë nuk di nëse si Saliu është kapo e mafias që tregon përralla apo politikan që i shërben mafias. Vetë kryeministri është dëshmitari më i informuar për aferet e mafias në Shqipëri”, përfundoi kryesocialisti.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja