TIRANË – Kryesocialisti Rama ka reaguar në Tëitter lidhur me deklaratën e kryeministrit Berisha për nismën e 20 prillt “Për një Shqipëri të pastër”.
Ai akuzon kreun e qeverisë se ka sjellë në Shqipëri edhe plehra nga jashtë vendit, e tani kërkon që të jenë shqiptarët që të pastrojnë atë ç’ka bërë ai.
“Mbasi e zhyti Shqipërinë në plehra e po e mbyt edhe me plehra nga jashtë shtetit,KM thotë dilni në aksion në datë 20 prill pastroni ç'bëra! Bashkitë e bëjnë përditë këtë punë , është KM që i ka lënë pa fonde dhe është qeveria që s'ka asnjë vizion e plan per pastërtinë e Shqipërisë”, tha Rama.
Madje, sipas kryesocialistit, kreu i qeverisë e ka vjedhur idenë e tij për aksionin e pastrimit.
“Edhe më keq, kjo ishte ide e Shoqërisë Civile që e shpalli për 9 maj dhe KM vrapoi ta vjedhë duke harruar se qeveria e ka këtë detyrë përditë”, përfundon komentin e tij kreu i PS-së.

(aq/shqiptarja.com)