Rama kthehet nga Italia: Pastrova baltën e opozitës, jashtë perimetrit 1 km të tyre jeta vijon

Rama kthehet nga Italia: Pastrova baltën e opozitës, jashtë perimetrit 1 km të tyre jeta vijon

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Shqipëri pas vizitës në Itali. Kreu i qeverisë ishte në vendin fqinj për një ditë ku ka qenë pjesë e disa emisioneve dhe intervistave në gazeta për të pastruar sikur thotë ai, baltën që hodhi opozita mbi Shqipërinë.

"Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia Humbësa Pa Dinjitet" shkruan Rama.

Në intervistën e fundit në Itali për TG5, kryeministri u shpreh se jashtë perimetrit 1 km të opozitës jeta vijon normalisht. "Kohët kanë ndryshuar radikalisht dhe tani ne jemi në një periudhë rritje të rëndësishme dhe kemi nivelin më të ulët të papunësisë në 27 vitet e fundit.

Po mundohemi të rritemi më shumë në sektorin e turizmit. Kemi arritur gati gjysmë milionë turistë italianë vitin e kaluar dhe duam ta tejkalojmë këtë numer. Edhe për këtë unë jam në Itali, për t’i thënë të gjithëve që ato pamje jo pozitive janë të një proteste që zhvillohet në një perimetër prej një kilometri, jashtë këtij perimetri jeta vazhdon.

Është një revoltë e estabilshmentit të vjetër që u largua pesë vite e gjysmë më parë me një milionë vota, një gjë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe që ka lënë pas një vend me probleme të mëdha, të cilat ne po luftojmë. Ka shumë sfida, Shqipëria nuk është pa probleme, por jemi në rrugën e duhur.

Kemi një mandat, kemi disa detyrime kundrejt njerëzve dhe nuk mund të themi, tani anullojmë lojën, fillojmë nga fillimi dhe t’i lejojmë kundërshtarëve tanë të bëjnë skuadrën që ata duan për të fituar ndeshjen" përfundoi Rama.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koka: 08/03/2019 00:46

    Ia tha mire i ndjeri ish min ekonomise,qe ky person Po nuk u drogua ne mengjes me mall cilesor nuk fillon *punen*.sa kushtonte 1 km asfalto te bukevardi i ri?

    Përgjigju
  • Kojak: 07/03/2019 10:31

    Ne se do te ishte mandati i pare ,epo mund te besonim mdonje gje nga ato qe thua .Sidoqofte ne mandatin e pare ka mosrealizime ,shkaketar mund te jen, mungesa e projekteve ,mungesa e njohies nga qeveritaret ,mungesa e ekonomise, te keqmanaxhuar nga qeverisia e me parshme ,mungesa e marrveshieve ekonomike me boten e jashteme etj .Por te ngresh keto pretendime pas 6 vjetesh ,verteton me se miri mungese sinqeriteti ,mungese pergjegjesie ,mungese aftesie drejtuse dhe prodhuise etj . THua se vajte ne Itali ,per te pastruar balten e hedhur nga opozita ;pse a thua se kshte mbetur balte nga ti ,-duke hedhur mbi popull ,jo pak por rreth 1.5 milione punetor e pensionist me 3 evro ne dite .A ka perbaltie me te neveritshme se kjo qe ben ti ,dhe vazhdon te besh . Sa per balten, opozita mund te hedhe mbi keq qeverisien jo mbi popull ;mbi popullin -si gjithmone -hedh balte pozta ,se opozita nuk e ka kete mundesi.Sa per votat ne votimet e fundit do beni mire ti harroni ato blerie(vjedhe )galopante diskriminuse .Sa per shqiperine ,lule ,mos vazhdoni me, me keto propaganda bajate .Ne se e keni mundesine te beni ndonje pune te mire ,per popullin beje pa hezitim ;te fillojme nje jete ndryshe .Ne te kundert mbaro hallin tend ,per te cilin ke ardh ne krye ,dhe na ler te qet, ne hallet ona .Zoti na ruajt.

    Përgjigju
  • Xhemja: 07/03/2019 03:34

    POHIMI DHE NJE HERE ME GJUHE E NJE POLITIKANIME EKSPERIENCE RAMA PO INSTALON NJESHQIPERI NJE SISTEM HIBRITQE NUK ESHTE AS SOCIALIZEM DHE AS Kapitalizem ESHTE NJE SISTEM I XHVILLIMITTE EKONOMISE MBI BAZEN IDOLLOGJIZMAVE HAJDUTO. E KORRUPSIONIT dhe HAJDUTERI i

    Përgjigju
    • Ariu: 07/03/2019 08:09

      Bobo, ti qenke rend fare. Te duhet urgjent nje kurs i gjuhes shqipe. Shko urgjent te mesosh se si shkruhet e pastaj jep mend ketu.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen