Rama: Ky mandat mbyll reformën në
shëndetësi,plan kundër korrupsionit

Rama: Ky mandat mbyll reformën në<br />shëndetësi,plan kundër korrupsionit
TIRANE - Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, zgjodhën ceremoninë e shtimit të 20 autoambulancave të reja për shërbimin e urgjencës në Shqipëri, për të deklaruar se shëndetësia po modernizohet. Kryeministri Rama edhe njëherë kritikoi qëndrimin e opozitës e cila sipas tij, i la krejtësisht të rrënuara spitalet e vendit, por tha se në fund të mandatit 4-vjeçar, do të kemi një shëndetësi krejtësisht të rilindur.  Kryeministri u angazhua për të fushatë të gjerë kundër korrupsionit në shëndetësi.
 
“Duke ndarë më të gjithë qyetarët se kantieri i shëndetësisë ka domosdoshmërinë të jetë një kantier i suksesshëm dua të shpreh vlerësimin tim për punën e ministrit dhe të drejtuesve të spitaleve tona. Duke filluar nga ky spital që ka një mbingarkesë, e lidhur me faktin se sistemi është rënuar dhe këtu ka mbetur e vetmja shpresë. Jemi këtu për të dëshmuar se kantieri jo vetëm është ngritur mbi piketat e duhura por po jep dhe rezultatet që ne presim. Është një betejë e rëndësishme, një përpjekje që ne do ta bëjmë pa rreshtur pavarësisht cinikëve e atyre që ngrenë gishtin për të akuzuar për gjerat që janë trashëgimi e rëndë e një të shkuare”, deklaroi Rama.

Rama: Ndryshimet janë reale, në 23 qershor fitoi ambicia për Shqipërinë moderne
Duke filluar nga dita e sotme gjithë spitalet do të pajisen me autoambulanca të reja. Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministrinë e shëndetësisë Ilir Beqja, panë nga afër autoambulancat e reja, që pritet t’i japin një ndihmesë të madhe për të sëmurët në qytete. Kryeministri pas inspektimit edhe të punimeve për ndërtimin e akseleratorit për sëmundjet tumorale, tha se shëndetësia ka rilindur, por ky është vetëm fillimi, pasi në përfundim të mandatit 4-vjeçar, kryeministri u angazhua për një sistem modern shëndetësor. Kryeministri paralajmëroi edhe fillimin e një fushatë të gjerë antikorrupsion në shëndetësi, ku qytetarët mund të denoncojnë çdo rast abuziv.

“Këto ditë do të shplaoset beteja kundër korrupsionit, një pjesë e kësaj platforme është në sistemin shëndetësor. Do të na jap një fuqi të shtuar kur sa më shumë qytetarë të bëhen pjesë dhe aq më shumë do të nxjerrim shëndetësin në dritën e rinlindjes. 16 muaj janë shumë pak për të shëndrruar në histori suksesi një platformë të plotë rrënimi si ajo që trashëguam, por ndryshimet janë reale, të prekshme. Në 23 qershorin e 2013 fitoi ambicia për Shqipërinë moderne, një shtet që funksionon, për kundër ambicies për pushtet në funksion të grabitjes dhe rrënimit. Jemi këtu për të bazhduar këtë betejë. Jo vetëm nuk zmbrapsemi por bëjmë çdo ditë nga një hap përpara dhe do ta fitojmë këtë sfidë. Në përfundim të këtij mandati debatin për shëndetësinë do të vbajmë në këtë spital”, deklaroi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin