Rama:Ky vit ka regjistruar numrin më
të madh të turistëve në bregun e Jonit

Rama:Ky vit ka regjistruar numrin më<br />të madh të turistëve në bregun e Jonit
Kryeministri Rama shprehet se ky vit ka regjistruar numrin më të madh të turistëve në bregun e Jonit, kjo falë edhe investimeve të OSSHE.
 
Sipas tij për herë të parë pas 25 vjetësh nuk ka asnjë problem me energjinë në bregun e Jonit.
 
“Ky vit ka regjistruar numrin më të madh të turistëve në bregun e Jonit dhe Saranda mban peshën kryesore, në një sezon ku falë investimeve masive të OSSHE, për herë të parë pas 25 vjetësh nuk ka asnjë problem me energjinë”deklaron kryeministri, teksa statusin në Facebook e shoqëron me një foto nga mbrëmja në Sarandë.
 
Rama deklaron se programi kombëtar i Rilindjes Urbane po jep rezultatet e para në rritjen e cilësisë së turizmit dhe se në vjeshtë nis puna me kantiere të reja transformimi në Vlorë, Dhërmi, Vuno, Himarë e Sarandë natyrisht.
 
Kryeministri Rama prej disa ditësh ndodhet në jug duke kaluar pushimet me familjen. 
%u200BRama
Foto e publikuar nga Rama nga mbrëmja në qytetin e Sarandës

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois