Rama: “Grida e regjistruar tani në
Durrës si qeraxhije te daja me 4 fëmijë”

Rama: “Grida e regjistruar tani në<br />Durrës si qeraxhije te daja me 4 fëmijë”
TIRANE - Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka thënë sot se kandidatja e PD për bashkinë e Durrësit është regjistruar së fundmi në këtë njësi vendore me një kontratë qeraje tek daja i saj i cili ka katër fëmijë.

Këtë deklaratë Rama e ka bërë teksa u përgjigjej akuzave të opozitës se ka dërguar njerëz që të regjistrohen në Bashkinë e Durrësit për të manipuluar votat.

Po ashtu Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe njëherë faktin se në zgjedhjet e 2011 kanë qenë demokratët ata që kanë regjistruar mijëra njerëz në Tiranë në mënyrë që të votonin në kryeqytet.

Ju kujtohet debati në zgjedhjet e shkuara për çështjen e fryrjes së listave, lëvizjet e panatyrshme të njerëzve. Dhe ju kujtohet mirë çfarë keni bërë ju në KQZ përmes përfaqësuesve tuaj, nga Shishtaveci deri në Tiranë. I keni bllokuar të gjitha debatet dhe nuk keni lejuar asnjë lloj hetimi administrativ, e jo më të pranonit që pretendimet tona të shkonin në prokurori. E patë çfarë bëri KQZ. Ju I shikoni por bëni sikur nuk kuptoni, se jeni peng i dikujt që thotë bën sikur nuk kupton. Jo vetëm kaq por po ju them se nëse ju në 2011 ngritët një industri të tërë dhe sollët nga Durrësi mijëra njerëz dhe i regjistruat në Tiranë sigurisht ka dhe njerëz që mund të kthehen por për ne nuk ka pikë problemi. Por kam shumë merak për ju se ju prapë do lini fytyrën në këtë histori sepse do të shikoni mirë nëse doni ta shikoni, pastaj nëse e keni parë dhe e bëni propagandë, dhe e dini mirë atëherë është punë tjetër. Në atë lëvizje historia është krejt tjetër. Histori që mbaron me regjistrimin e kandidates tuaj me kontratë qeraje tek daja që ka 4 fëmijë. Tani, normal, s’ka problem. Ka të drejtën e vet t’i japë qeranë dajës. Ka të drejtën e vet të flejë me kalamajtë e dajës, ose poshtë krevatit të dajës” – tha Rama.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas