/ATSH- I. Vata/-Legalizimet vazhdojnë falas nga ALUIZNI derë me derë për letësimin e proçesit, shkruan kryeministri Rama sot në rrjetin social, duke sjelle në vemendje legalizimet falas në qytetin e Shkodrës dhe atë të Krujës.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social sjell një album me foto nga aktiviteti i tij në dhënien e legalizimeve falas për 700 familje në rrethin e Shkodrës dhe 460 familje në Krujë, duke e çuar numrin e legalizimeve për vitin e fundit në 1400.
"Dje në Shkodër gjatë dhënies së legalizimeve falas për 700 familje, duke e çuar në 1400 numrin e legalizimeve per vitin e fundit, si edhe në Krujë, ku gjithashtu gjatë 6 muajve të fundit janë dhënë 460 legalizime, që janë më shumë se sa lejet e dhëna në 8 vitet e shkuara të marra së bashku, si ne Shkodër edhe në Krujë. Legalizimet falas vazhdojne dhe ALUIZNI shkon derë më derë për lehtësimin e proçesit", shkruan Rama.
/Shqiptarja.com