Vetëm pak ditë më parë, në ditën e fundit të vitit 2017, kryeministri Edi Rama i premtoi Eriglisës, vajzës së komunitetit rom, se do t’i gjente punë, pasi dëgjoi nga afër vuajtjet dhe përballjet e saj me varfërinë, teksa ndiqte rrugën e arsimimit.
Ditën e sotme, kryeministri ka dhënë lajmin e mirë për Eriglisën, e cila i është bashkuar ekipit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’, në Tv Klan, Rama i premtoi vajzës së komunitetit rom se do ta bënte këshilltare në Ministrinë për Çështje Sociale, ndërsa sot i ka uruar mirëseardhjen në Ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Ogerta Manastirliu.
/Shqiptarja.com

“Viti i ri i punës nisi sot në mëngjes, me mirëseardhjen e Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale😊#ShqipëriaqëDuam❤”, shkruan Rama.
(Postimi i kryeministrit Edi Rama)
d.c./shqiptarja.com
Komento
Komente