Rama: Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik, brenda majit arrijmë objektivat

Rama: Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik, brenda majit arrijmë objektivat

Pamje nga vaksinat

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 25 mijë vaksina Sputnik V. Kryeministri Edi Rama shkruan se nuk do të ndalet procesi do të vijoj të intesifikohet.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Rama.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije, se në total deri tani në vendin tonë kanë mbërritur në Shqipëri 728 mijë dozat e vaksinave antiCovid.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh