Takimi për negociatat, Macron i shqetësuar për azilantët, Rama: Shqipërisë t'i njihen meritat

Kryeministri Edi Rama është pritur në Pallatin Elysee në Paris nga Presidenti Francës, Emanuel Macron me të cilin ka pasur një takim kokë më kokë. Takimi ka zgjatur më shumë se 1 orë e 30 minuta dhe vjen pak javë përpara se Franca të vendosë nëse në 28 qershor do të votojë pro apo kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Franca është një ndër vendet skeptike së bashku me Holandën dhe Gjermaninë që ende nuk ka një vendim për vendin tonë, ndërsa shqetësimi kryesor i tyre ka qenë niveli i azil kërkuesve. Këtë shqetësim Macron mësohet se ja ka përcjellë edhe kryeministrit Rama.

Por sipas burimeve brenda ekipit shqiptar që shoqëronte kryeministrin, Rama mësohet të ketë kërkuar që Shqipërisë t’i njihet merita e reformave të kryera dhe ka garantuar vijimin e tyre përgjatë bisedimeve për anëtarësim.

Mësohet se presidenti francez ka kërkuar kohë dhe nuk ka dhënë një vendim përfundimtar, por ka vlerësuar reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në rajon.  Më herët Macron është shprehur se BE duhet të reformohet brenda vetes përpara se të zgjerohet, ndërsa kryeministri Rama ka thënë se reforma e brendshme e Unionit duhet të vazhdojë paralelisht me zgjerimin.


Rama dhe Macron në pallatin presidencial francez

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 15/05/2018 14:30

    Berisha bon mire te haje nje cop m**ti...e te shkoje ne noj shpelle atje ku rrine minjte e arinjte pa Europa i ka bo m**in me kohe

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 15/05/2018 14:01

    Burre pe tamami.Jo si Lulka ska as b**ke as Lo**ke

    Përgjigju
  • Vicidoli dichital: 15/05/2018 13:56

    Ky do me na fut ne Evropi.Vec Birisha e ban

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'TikTok', nikotina dixhitale!' Edhe 13 shtete amerikane ngrenë padi ndaj platformës! Po rrezikon shëndetin mendor të fëmijëve e adoleshentëve

'TikTok', nikotina dixhitale!' Edhe 13 shtete amerikane ngrenë padi ndaj platformës! Po rrezikon shëndetin mendor të fëmijëve e adoleshentëve