Rama: Mbetjet do ndahen nga
familjet që në kazanët e plehrave

Rama: Mbetjet do ndahen nga<br />familjet që në kazanët e plehrave
Ligji i ri për mbetjet do të sjellë një përqasje të re të Bashkive, të industrisë ricikluese, por edhe të familjeve me mënyrën si do grumbullojnë, ndajnë e trajtojnë mbeturinat.

Në një takim me krerët e bashkive dhe përfaqësues të industrisë së riciklimit, Kryeministri Edi Rama tha se tashmë mbetjet do të ndahen që në kazanë nga familjet, ndërkohë që kompanitë dhe bashkitë do bashkëpunojnë ngushtë për trajtimin e tyre.

Rama shtoi në takim se ndryshimet në ligjin e mbetjeve kanë shpëtuar 35 mijë vende pune, të njerëzve të vetëpunësuar në këtë industri që bëjnë pjesë në shtresat më të varfra të popullsisë. 

Në takimin me Riciklues dhe Kryetarë të Bashkive të mëdha në vend, Rama është shprehur me detaje mbi ligjin e shumëpërfolur. 

Sipas kryeministrit, procesi do të funksionojë me një bashkëpunim të ngushtë Qeveri-Kompani të Riciklimit-Bashki.

Importi vetem nga ricikluesit
“Nuk do importojë mbetje kushdo, vetëm ata që janë të specializuar për këtë lloj aktiviteti”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga kryeministria ku ka sqaruar dhe njëherë opinionin mbi Ligjin e Mbetjeve duke qetësuar zërat kundërshtues.  

Është një ligj për të cilin jemi të vetëdijshëm që nuk jemi në direktivën e plotë të BE, pasi ligji ka kufizime specifike të vetëdijshme nga ana jonë që nuk i ka asnjë tjetër nga vendet e BE apo ndonjë vend që aspiron të bëhet pjesë e BE. Pra ligji është më i kufizuar sec është në Kosovë, Serbi, në  Bosnjë dhe shumë më i kufizuar sec është në Maqedoni. Sidoqoftë me ligjin e ri, nga njëra anë ndalohet djegia dhe groposja e mbetjeve dhe lejohen vetëm ato kode materialesh. Industria e riciklimit që nga ana e vet e dimë të gjithë që është në një moment dramatik, ose të shpallë falimentin e të zhvendoset në vende të tjera, ose të jetë pjesë e një suksesi.

Kodet e lejuara janë të njehësuara sipas konferencës së Bazelit, kodit Tarifor.

Zero rrezikshmëri.

Autorizimi për importin Mbetjeve u jepet vetëm subjekteve që kanë aktivitet ricikues, kush nuk ka fabrikë riciklimi nuk merr dot autorizim për të importuar këto lëndë të parë dhe ligji autorizon ministri autoritet përgjegjës për dhënien e lejeve.

Përgjegjësia për këtë proces duhet të jetë ligjërisht e qartë në raport me direktivat e BE",
u shpreh Rama.

Ekonomia
Rama argumentoi dhe njëherë se nëse nuk do të ndërmerrej ky hap për të miratuar këtë Ligj, do të falimentonte industria ricikluese në Shqipëri. Por, kreu i qeverisë shtoi se gjithashtu ky ligj do të sjellë dhe përmirësim të ekonomisë.
Në aspektin ekonomik është e qartë se nëse nuk do të ndërmerrnim këtë hap do të shkonim drejt një humbje.
Do të humbisnim 234 milionë euro investime në teknologji, të cilat do të spostoheshin drejt vendeve të tjera. Do humbisnim 35 mijë vende pune, një pjesë të formalizuara me taksa e sigurime shoqërore. Një pjesë tjetër, 30 mijë shifra të rrumbullakosur, vende pune të krijuara me vetëpunësim, ndërkohë që qëllimi është që edhe këtë pjesë ta formalizojmë
”.

Bashkitë
Rama u bëri të ditur kryetarëve të Bashkive pjesmarrës në këtë takim se, kompanitë ricikluese në vend do të jenë partner të patjetërsueshëm me vendorët në këtë proces që do të udhëhiqet, siç tha ia nga Qeveria.

Fabrikat e riciklimit prodhojnë lëndë të parë për konsumin. Siç është në gjithë Europën duhet të jenë burim i parë e ekonomisë. Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të jetë më e ndotur seç është. Më e rëndësishmja në këtë proces, kjo industri nuk mund të bëjë detyrën e Bashkisë dhe detyrën e qytetarëvë.

Kjo industri është dhe duhet ta shohim me prioritet, si partnerin të pajtjetërsueshëm të qeverisë vendore. Do krijojmë një raport të ri të qytetarit me këtë fushë. Që do të thotë të fillojmë intensivisht ndarjet e mbetjeve në kazan. Sot ne kemi një situatë në ndryshim relativ pasi nga njëra anë kemi bërë investime të konsiderueshme të çdramatizuar situatën në disa zona. Zona e Tiranës është në një situatë krejt tjetër, zona e Elbasanit është në një situatë tjetër. Të gjitha investimet që ne do të bëjmë janë të mëdha. Për herë të parë në 25 vjet bashkitë janë në gjendje të koordinojnë punët e pastrimit të territorit. Mendoj që reforma e krijon bazën për një zgjidhje.

Së dyti bashkitë kanë mundësi me ndarjen në burim të gjitha lëndëve që janë të përcaktuara si lëndët bazë të riciklimit, madje nxjerrin përfitime nga ky proces. Operatorët e riciklimit janë të ftuar të hyjnë në një proces ndërveprimi për t’u bërë parter të bashkive edhe ne procesin e pastrimit.

Shumë shpejt ne do të botojmë kodin uniformë të 66 bashkive për pastrimin e vendit.

Shqipëria sot është e më e pastër seç ishte 3 vite më parë, dhe këtë e them bazuar mbi fakte.

Dua ta shfrytëzoj këtë takim për të ngritur urën e themelit mes bashkive dhe industrive të riciklimit. Për të ndërtuar një partneritet për të arriti sukses në këtë betejë kaq të vështirë ku të gjithë duhet të perfshihemi. Kjo është beteja e të gjithëve që duan një Shqipëri të pastër, por të gjithë duhet të kontribuojmë. Të gjithë duhet të respektojnë detyrimet që kanë në këtë proces. Qeveria do e koordinojë këtë proces. Ne besojmë që kemi nevojë edhe të futemi në proces si qeveri tërësisht, edhe zyra e kryeministrit për t'u koordinuar mes bashkive dhe industrive të riciklimit
”.

Veliaj: Do ketë dy lloj kazanësh për familjet
Ligji për Mbetjet do të futet në zbatim fillimist në Tiranë. Kryetari i Bashkisë ka shpjeguar sesi do të ndahen plehrat që në kazanë nga familjet.
Do ketë dy lloje kazanësh, të gjelbërt me mjete të riciklueshme dhe pjesa tjetër me të kazanë të pariciklueshëm, kompania do t’i mbledhë e pastaj do ti shesë në mënyrë që të riciklohen.
Kazanët e rinj nuk mund t’i djegim e shqyejmë, ndaj kërkoj bashkëpunimin e qytetarëve. Qeveria ka hapur rrugën e një biznesi të ndershëm, duhet ta respektojmë".

Veliaj tha më tej se, “në buxhetin e bashkisë së Tiranës kemi përcaktuar një fond për emancipimin e qytetarëve për ndarjen e mbetjeve, duke nisur nga fëmijët në shkolla e kopshte, pasi ata janë avokatët e së drejtësisë”.

Kryebashkiaku i Tiranës më pas tregoi peripecitë që ka kaluar Bashkia e Tiranës për të pastuar qytetin.
Për të fituar tenderin kompanitë hynë në një gare me njëri-tjetrin duke ulur çmimin, pastaj për të nxjerrë fitimin, ne kaluam në qytete që nuk pastroheshin.
Ne jemi bërë qepaze këtë vit që kompanitë të pastrojnë më mirë. Kryetari i Bashkisë nuk është roje i kompanive ndaj thamë më mirë e bëjmë vetë këtë punë ndaj dhe krijuam kompaninë e përbashkët me Veronën.
Kemi filluar procesin në Fier e Elbasan për landfillin e Tiranës.
Duhet të kishte nisur në 2011 dhe duhej të kishte përfunduar në 2015, na duhet ky bashkëpunim pasi pastrimi i qytetit dhe depozitimi është pjesë ndërkohë që pjesa tjetër është bashkëpunimi me qeverinë
".
Veliaj iu drejtua kolegëve të Bashkive që ta mirëpresin këtë projekt të madh.
Interesi i bashkisë është qe të ketë qytete xixe ndërsa i juaji është shtimi i vendeve të punës
U përballa me histeri tek këndi i lojërave, është mirë që protestohet, por duhet të kuptohet minoranca e zhurmshme dhe mazhoranca që do integrim, punësim, e zhvillim.
Këto propozime që u bënë kanë më shumë dukje si investime afatgjata. Ky nuk është investim vec në infrastrukturë, por edhe në kulturë


Madje Veliaj këshilloi kolegët bashkiakë se nuk duhet të mendojnë për mandatin e tyre, më shumë se për brezat e ardhshëm.
Sot debatojmë cështje që i përkasin 100 viteve të kaluara, ky është mision jo vetëm për mandatin tonë, por edhe për brezat e ardhshëm.
Kush mendon për llogaritë e zgjedhjeve të ardhshme i humbet.
Kjo është një sfidë për brezat e ardhshëm, do investojmë në kulturë




Ministri Koka
Ndërsa ministri i Mjedisit Lefter Koka i pranishëm në këtë takim, theksoi se është e rëndësihme të theksojmë bashkëpunimin për menaxhimin e këtyre mbetjeve. Koka u shpreh se ështe e kuptueshme që qytetarët e kanë humbur besimin pasi ata janë harruar për 25 vite. Por kjo qeveri, do investojë për të pastruar vendin.

 ''Do ishte mirë që të gjithë të dëgjonim njëri-tjetrin për t'u përballur me situatën. Ne nuk e konsiderojmë mjedisin një retorikë. Unë e mirëkuptoj që populli është i rënduar sot nga situata e kaluar, jo nga ajo që po ndodh sot. Kjo indurstri e riciklimit në vitet e fundit po përmirsohet, po zhvillohet. Por fatkeqësisht kjo industri nuk ka mbështetjen e duhur. Inisiativa juaj ka qenë një aventurë, që i është shtuar reagimi i shoqërisë civile. Ne i mirëkuptojmë ata pasi ata kanë qenë të harruar në 25 vite. Ne në do i pastrojmë edhe 25 vitet e kaluara të ndotura. Pavarësisht situatave mediake ne do të përballemi me këtë situatë. Ne duhet t'i kthejmë Shqipërinë në një vend të pastër. Një rëndësi të veçantë për Shqipërinë është rritja e bujqësisë. Që të tranformohet një lëndë e parë, në Shqipëri do të thotë që kemi rritur eksportin. Por do ndalem tek efekti që dha ligji për qëllimin që ne kemi. Do ju kërkoja që në mënyrë ligjore është që të rrisnim bashkëpunimin. Është e rëndësishme sesi do i menaxhojmë mbetjet në kontinitor. Unë besoj që qeveria shqiptare nuk ka detyrë vetëm të mbrojë administratën publike, por ka të drejtë të mbrojë edhe ata të vetpunësuar. Ne kemi detyrë të mendojmë për të gjithë të tjerët. Do ju lutesha hartimit të buxheteve të bashkive. Shikoni me shume prioritet, le të jetë ky viti i pastrimit. Të na gjejë pranvera e ardhshme një me një Shqipëri më të pastër. Duhet t'ju kthejmë besimin atyre njerëzve që e kanë humbur besimin që 25 vite'', u shpreh Koka.

Rama: Më dhatë 4 milionë euro, Kreu i Ricikluesve: Do jua marrim pas rotacionit
Në takim u shkëmbyen dhe ide ku Shoqata e Ricikluesve i bëri të ditur kreut të qeverisë kushtet në të cilat ndodhet aktualisht.
Madje nuk munguan as batutat mes tyre për të kaluar më pas në bisedë serioze.
 
Rama: Ka pamundësi normaliteti sepse ne me vetëdije bllokuam gjithçka që në krye të herës. Është sot e detyruar që të konsideroj domosdoshmërinë ëpr të institucionalizuar bashkëpunimin me bashkitë dhe për t’u larguar nga mbledhja e crregullt të mbetjeve nëpër kazanë që sjellin si efekt anësor ndotjen e mjedisit ku janë kazanët. Bashkitë nuk duhet ta shohin më industrinë si një kundërshtar me të cilin duhet të luftojnë shteg më shteg për shkak të kësaj anomalie.
Bashkie e industria duhet të jenë partnerë sepe industria e riciklimit është e interesuar dhe këtu ka bashkim interesash pa të cilin asnjëra palë e as tjetra nuk do të jenë të qetë dhe pala e tretë që është qyteti meriton respekt do të jetë viktimë. Shoqata e Ricikluesve ka këmbëngulur që të hapet rruga për industrinë që të importojë lëndën e parë dhe ka shprehur gatishmërinë që gjithë Shoqatat e ricikluesve të jetë në dispozicion të bashkive për të celur një kapitull të ri partneriteti. Më keni dhënë dhe mua 4 milion euro për të hapur këtë debat historik.

Kryetari i Shoqatës së Ricikluesve: Do jua kërkojmë sërish ato katër milion euro, por kur të bëhet rotacioni...

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit