Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën pasdite,(26 korrik) në orën 17:30 Asamblenë e Partisë Socialiste. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se do të jetë mbledhje e rëndësishme pasi vjen në kuadër të një fitoreje të jashtëzakonshme që ka korrur PS në zgjedhjet vendore të 14 majit.  Pjesëmarrjes do të jenë deputetë e socialistë. Sidoqoftë, kjo e mërkurë do të ketë surpriza të tjera sepse nuk përjashtohet të ketë njoftime në raport për ndryshme të mundshme në kabinetin qeveritar.  Burime bëjnë me dije se do të ketë një riktheksim nga kryesocialisti se nuk PS nuk do të jetë mburojë e askujt që përballet me drejtësinë.

Gjithashtu fokusi i kësaj mbledhjeje mes selisë rozë do të jetë tek ndarja e detyrave e përgjegjësive për kryebashkiakët e rinj e drejtues të qarkut. Rama pritet të adresojë përgjegjësitë dhe objektivat e reja për kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarkut.

Këto zhvillime vijnë pasi ish numri i dy i qeverisë Arben Ahmetaj po përballet me drejtësinë dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar. Përpos tij, në dosjen voluminoze të hetuar nga SPAK ka edhe një sërë eksponentësh politikë. Mazhoranca e sheh këtë si sukses të reformës në drejtësi ndërsa shpesh në retorikën e tyre thuhet se përgjegjësia është personale.

Nga ana tjetër, një tjetër bashki i është bashkëngjitur hartës së ngjyrosur rozë. Kandidati për Rrogozhinën ka fituar për të dytën herë përballë Shkëlqim Hoxhës së ‘BF-së’. Surpriza e këtyre zgjedhjeve që u mbajtën për herë të dytë ishte diferenca e thellë e Memollës i cili tha se ka ardhur koha të përvishen mëngët dhe të transformohet Rrogozhina në një qytet elitar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:14
Pas Asamblesë, Rama mbledh më 28 dhe 29 korrik kabinetin qeveritar në Tepelenë

1689606845_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim informal pune kabinetin qeveritar në Tepelenë. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori mëson se takimi do të mbahet dy ditë rresht, më 28 dhe 29 korrik.

Mbledhja e kabinetet qeveritar do të mbahet pas mbledhjes së Asamblesë më 26 korrik në Tiranë. Edhe pse takimi do të vijë dy ditë pas mbledhjes së asamblesë së PS, ende nuk dihen arsyet e këtij takimi jashtë Tirane.

Deri më tani nuk dihet se çfarë do të diskutohet në takimin e tyre.