Mësohet se Rama pas këtyre takimeve që do të realizojë nga fundi i javës së ardhshme në kryesinë e Partisë Socialiste do të informojë në lidhje me atë çka ka arritur, për të formuluar më pas një qëndrim më të detajuar për sjelljen që do të mbahet në sfidën presidenciale, për shkak se tashmë kjo sfidë është në prag.
Kreu socialist Rama dhe pas takimit me ish-kryetarin e PS, njëherësh pretendentin për të qënë President i vendit, Fatos Nano, ka këmbëngulur se më shumë rëndësi ka procesi se sa emrat, duke u shprehur pro zgjedhjes së një presidenti me konsensusin e të gjitha palëve. Këtë qëndrim ai e ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar dhe pritet ta shprehë dhe në kryesinë e PS.
(aq/shqiptarja.com)