Në Himarë pas fitores? Rama mbledh qeverinë e kryebashkiakët për 2 ditë! Tematikat, analiza dhe objektivat

Vlore- Himara, si kalaja e fundit e fituar nga socialistët, në betejën elektorale të 4 gushtit, mund të jetë përzgjedhja e Kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar mbledhjen e radhës qeveritare, tashmë traditë në çdo fillimsezoni të ri politik. Edhe pse ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare, Himara duket opsioni kryesor, edhe pse nuk përjashtohet as kryeqyteti

Takim 2 ditor që pritet të bëjë bashkë kabinetin qeveritar, por edhe kryetarët e 61 bashkive të vendit, po planifikohet të mbahet në fund të muajit gusht ose në fillim shtatori.

“Mbledhja do të bëhet për një analizë të punës së bërë deri më tani, por edhe për t’u vendosur objektivat e radhës në nisje të sezonit të ri politik e sesionit parlamentar” thonë burime për Report Tv.

Secili dikaster duhet të ketë gati një analizë të punës së bërë deri më tani, ndërsa po ashtu do të diskutohen ambiciet e çdo ministrie.

“Retreat” i fundit që kreu i qeverisë ka bërë ishte takimi dyditor në Lezhë, në janar ku sikurse është traditë në takime të këtij lloji, morën pjesë ministrat, drejtuesit politikë, kryeparlamentarja dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Valutat e huaja ‘ngrenë kokë’ ndaj Lekut, Euro, Dollari dhe Paundi me rritjen më të madhe! Ja kursi i këmbimit për ditën e sotme

Valutat e huaja ‘ngrenë kokë’ ndaj Lekut, Euro, Dollari dhe Paundi me rritjen më të madhe! Ja kursi i këmbimit për ditën e sotme