TIRANË - Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të hënë në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, në një mbledhje me fokus integrimin.

Gjatë takimit të zgjeruar i cili zgjati katër orë kanë raportuar për procesin e integrimit Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, me fokus të veçantë Kapitullin 24 të negociatave, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Në takim kanë raportuar edhe drejtuesit politikë, Ervin Demo në qarkun e Beratit, dhe pas tij Blendi Klosi për Qarkun e Durrësit. Ndërkohë kanë munguar drejtuesit e tre qarqeve, Korçë, Vlorë dhe Kukës për shkak të disa angazhimeve jashtë vendit, si pjesë e një delegacioni në Irlandë.

Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.