Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë në ‘Vilën e Kuqe’ në Sauk. Sipas informacioneve takimi do të mbahet në orën 12:00, ndërsa në fokus do të jetë dokumenti ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’.

Takimi i sotëm vjen në vijim të një serie mbledhjesh që kreu i PS-së ka zhvilluar gjatë javëve të fundit me drejtuesit politikë, ministrat dhe deputetët.

Më 23 gusht, Rama zhvilloi në Pogradec një mbledhje 7 orësh me të deleguarit politikë të PS-së, drejtues të komisioneve parlamentare dhe deputetë.

Më 28 gusht, Rama mblodhi në Vilën e Kuqe ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa një ditë më pas zhvilloi një tjetër takim me të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut.

lajm ne perditesim...