Rama mbledh në Selinë e PS ekipin e ri socialist, llogari pse s'fituan 78 mandate! Gjiknuri: Janari na gjen të riorganizuar dhe me Statut të ri

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS mëngjesin e sotëm sekretariatin, mbledhje që vjen 3 ditë para seancës së parë të legjislaturës së X në Kuvend, që do të mbahet këtë të premte.Seanca e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar më 10 shtator dhe të gjithë emrat e Qeverisë së re tashmë janë bërë publike.   Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë mësohet t'u ketë kërkuar llogari "të vetëve" për mos realizimin e objektivit maksimal që PS-ja i kishte vendosur në zgjedhjet e 25 prillit, atë të fitores së 78 mandateve. Mirëpo, ndonëse arriti që të merrte mandatin e tretë, gjë që asnjë parti më parë nuk e kishte arritur, Rama është shprehur i pakënaqur me fitoren e 74 mandateve nga 78 që kishte shprehur publikisht në atë që quajti “Memorandumi Kuçit”.

Pas mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri u shpreh se riorganizimi i PS-së ishte në qendër të diskutimeve. Sipas tij analiza për zgjedhjet e 25 prillit do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe viti tjetër do ta gjejë PS-në edhe me statut të ri. I pyetur në lidhje me pakënaqësitë në PS pas Asamblesë kur u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese, Gjiknuri tha se nuk ka asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të strukturuar.

Më 2 shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të PS, u zgjodh sekretariati i ri i partisë, ndërsa  Rama bëri me dije edhe emrat e kabinetit everitar. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj. Kujtojmë se të shtunën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës, i dërgoi Presidentit Ilir Meta propozimin e partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend, për Edi Ramën kryeministër. Këto ditë pritet edhe dekretimi nga ana e Metës. 

Javët e ardhshme konstituohen 2 institucionet më të rëndësishme që do ta drejtojnë vendin për 4 vitet në vijim, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. Ndërkohë që në seancën e parë të Kuvendit pritet që të votohet si kryeparlamentarja e 4 viteve të ardhshme, Lindita Nikolla. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:38
Gjiknuri për herë të parë si Sekretar i Përgjithshëm i PS: Janari do e gjejë PS me statut të ri dhe të riorganizuar

Duke folur për herë të parë pas marrjes së detyrës së re në ekipin socialist, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri dha detaje për mbledhjes e zhvilluar sot të kryetarit Rama me Sekretariatin e partisë.

Gjiknuri tha se qëllimin i mbledhjes ishte diskutimi i riorganizimit të PS-së.

"Me fillimin e punës për riorganizimin e PS ku së bashku me sekretarët e rinj do të fillohet një proces i vazhdueshëm, duke vazhduar me analizat dhe duke ristrukturuar PS-në për sfidat në mandatin në vazhdim. Ky mandat është më i vështirë se është i treti.  Qëllimi i afatit 100-ditor ishte pikërisht përmbyllja e analizave të nisura nga Kongresi dhe lënia kohë PS-së për të përgatitur vizionin e ri dhe për të dalë me një platformë e cila do të dojë vite për tu implementuar", tha Gjinkuri.

Sipas tij analiza për zgjedhjet e 25 prillit do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe viti tjetër do ta gjejë PS-në edhe me statut të ri.

"PS ka një eksperiencë të madhe por ka pasur edhe probleme që duhet të reflektohen", vijoi ai.

I pyetur në lidhje me pakënaqësitë në PS pas Asamblesë kur u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese, Gjiknuri tha se nuk ka asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të strukturuar.

"Nuk e di pakënaqësinë, nuk e kam dëgjuar të strukturuar. Sigurisht që brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme, mund të ketë ndonjë pritshmëri të parealizuar. PS ka eksperiencën për të marrë vendimet e duhura.  Z. Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme që është drejtimi i Grupit Parlamentar të PS-së. Dhe ndarja e 2 pozicioneve është bërë me qëllimin për të bërë sa më të mirë riorganizimin e partisë dhe me asnjë qëllim tjetër", tha ndër të tjera Gjiknuri.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta